Në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretet e Presidentit të Republikës së Kosovës për themelimin e Misioneve Diplomatike në nivel ambasade, si dhe pas Propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e të ngarkuarve me punë, Presidenti i Republikës së Kosovës merr këtë:
V E N D I MPër Miratimin e Propozimit të Qeverisë për Emërim të të Ngarkuarve me Punë Miratohet Propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/32, i datës 28.08.2008, për të emëruar këta të ngarkuar me punë (charge d’affaires ad interim): 1. Uashington – Avni Spahiu 2. Londër – Muhamet Hamiti 3. Paris – Muhamedin Kullashi 4. Berlin – Vilson Mirdita 5. Romë – Albert Prenkaj 6. Bruksel – Ilir Dugolli 7. Ankara – Bekim Sejdiu 8. Vjenë – Sabri Kiqmari 9. Bern – Naim Mala 10. Tiranë – Gazmend Pula Udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmerrë hapat e nevojshëm për implementimin e këtij Vendimi. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Prishtinë, 2.09.2008 _____________________________Dr. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës