presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu u takua me emirin e Katarit, Al Thani

24.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, u takua të mërkurën me emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Presidenti Sejdiu e informoi atë për zhvillimet e dukshme pas pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë edhe themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve shtetërore të Republikës.

Ai gjithashtu e falënderoi emirin Al Thani për mbështetjen që shteti i Katarit i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos në diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe kërkoi që shteti i Katarit ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Z.Sejdiu e njoftoi emirin Al Thani edhe për vizionin e Kosovës për një të ardhme euroatlantike, duke mbajtur tragjeditë e kaluara vetëm si pjesë e memories.

Emiri Al Thani premtoi që shteti i tij do të bëjë çdo gjë që është e mundur që njohja e Republikës së Kosovës të realizohet sa më parë.  

Dy burrështetasit diskutuan edhe çështje që i takojnë edhe sferave të tjera, siç janë arsimi dhe ekonomia.  

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.

This site is registered on wpml.org as a development site.