DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi shefin e zyrës kroate në Prishtinë, Davor Vidish

“Qëndrimi ynë për pavarësinë e Kosovës është i palëkundur dhe ne i jemi mirënjohës Kroacisë për qëndrimin e saj shumë të qartë në mbështetje të Kosovës”, tha Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu në një takim me shefin e zyrës kroate të sapohapur në Prishtinë, z. Davor Vidish, dhe Ambasadorin e Kroacisë në Beograd, z. Tonci Stanicic.

Duke i njoftuar mysafirët për rrjedhën e angazhimeve shtesë për statusin e Kosovës, Presidenti Sejdiu tha se pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme dhe pakoja e Presidentit Ahtisaari është dokument i mbyllur. “Përmes Pakos të Ahtisaarit, ne kemi ofruar garanca për pakicat që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, e në shumë raste edhe i tejkalojnë ato standarde”, tha Presidenti Sejdiu. Ai shtoi se Kroacia ka mbështetur Kosovën në kohë shumë të vështira dhe do të punohet që ky bashkëpunim i mirë të thellohet edhe më tej. “Kroacia do të jetë model dhe shembull i mirë për ne me dinamikën e saj në proceset integruese në strukturat euro-atlantike”, tha Presidenti Sejdiu.Z. Vidish tha se Kroacia ka qëndrim realistik dhe shumë të qartë lidhur me Kosovën. Ai shtoi se shpreson që bashkëpunimi tashmë mjaft i mirë mes dy vendeve tona do të vazhdojë edhe më tutje dhe tani Kroacia do ta ketë zyrën e saj përfaqësuese në Prishtinë në mënyrë që ky bashkëpunim të intensifikohet dhe realizohet më lehtë.

This site is registered on wpml.org as a development site.