presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Giovanni di Stasi, udhëheqës i misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të 17 nëntorit nga Këshilli i Evropës.

“Kosova ka mbajtur katër palë zgjedhje nacionale dhe lokale, të cilat janë vlerësuar si më të mirat në këtë pjesë të Evropës Juglindore, prandaj jemi duke i bërë të gjitha përpjekjet që edhe zgjedhjet e 17 nëntorit të jenë të tilla”, tha President i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë takimit me z. Giovanni di Stasi, udhëheqës i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Këshilli i Evropës.

Duke folur për çështjen e statusit të Kosovës, Presidenti tha se Plani i Ahtisarit, ndonëse përmban kompromise të ndjeshme, ofron bazën më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ndërkaq, z. Giovanni di Stasi theksoi në këtë takim se: “Demokracia po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe fakti që procesi i zgjedhjeve në Kosovë është zhvilluar edhe në të kaluarën në frymën e rregullave dhe standardeve demokratike ndërkombëtare tregon se Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj”.

Ai tha se misioni të cilin ai përfaqëson do të bëjë vëzhgimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të ketë një proces sa më të mirë të zgjedhjeve. Këtë, shtoi ai, Këshilli i Evropës do ta bëjë duke angazhuar monitorues përgjatë gjithë kohës së procesit elektoral.  

This site is registered on wpml.org as a development site.