DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU TAKOI PËRFAQËSUESIT E GJYQËSORIT DHE TË PROKURORISË

SEJDIU: Është koha të dëshmohemi si shtet demokratik dhe i ligjit

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, takoi përfaqësuesit e Gjyqësorit dhe të Prokurorisë së Kosovës, me të cilët bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, procesin e transformimit të pushteteve, si dhe brengat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet sistemi gjyqësor.Presidenti Sejdiu i falënderoi gjyqtarët dhe prokurorët për angazhimin e tyre në këtë kohë, kur duhet të dëshmohemi si shtet demokratik, në të cilin funksionon sundimi i ligjit. Ai i njoftoi pjesëmarrësit për rrjedhat e definimit të statusit politik të vendit, për punën e institucioneve të Kosovës dhe për përkrahjen e parezervë të SHBA-ve, të BE-së dhe të vendeve të tjera demokratike. Duke e njoftuar Presidentin për sfidat me të cilat po ballafaqohet gjyqësori, gjyqtarët dhe prokurorët u përqëndruan sidomos në problemet që janë pasojë e numrit të vogël të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, mungesës së hapësirës, të sigurisë, si dhe kushteve jo të mira materiale për ta. Presidenti u premtoi atyre se do ta kene mbështetjen e tij në përpjekjet për zgjidhjen e këtyre problemeve.

This site is registered on wpml.org as a development site.