Presidenti i Republikëssë Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ishshefine UNMIK-ut, z. Soren Jessen-Petersen, i cili po qëndron në Kosovë, merastin e njëvejtorit të hyrjes në fuqi tëKushtetutës së Republikës së Kosovës.
Presidenti Sejdiu e falënderoi ishkryeadminstratorin Petersen për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij në vendin tonë, si dhe për angazhimet e tij të mëvonshme për Kosovën. Ndërsa, z. Petersen, pasi e uroi Presidentin Sejdiu për pavarësinë e Kosovës dhe për përvjetorin e parë të Kushtetutës së vendit tonë, theksoi se ndihej i nderuar që ndodhej sërish në Kosovë dhe se kudo po haste në pritje shumë miqësore.