presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Ahtisari e Ambasadori Rohan marrin pjesë në shënimin e njëvjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i shoqëruarnga kryeministri Hashim Thaçi dhekryeparlamentari Jakup Krasniqi, kapritur sot në takim Presidentin MartiAhtisari dhe ambasadorin Albert Rohan,të cilët po qëndrojnë në vendin tonë përtë marrë pjesë në ceremonitë e shënimittë njëvjetorit të hyrjes në fuqi tëKushtetutës së Republikës së Kosovës.Presidenti Sejdiu ka shprehur kënaqësinëe veçantë për takimit me z.Ahtisaridhe z.Rohan, duke i cilësuar ata si njerëzqë kanë udhëhequr procesin e gjatë e jotë lehtë, me urti të veçantë dhe kurajë,procesin e bisedimeve dhe kanë nxjerrënjë rekomandim të veçantë nëDokumentinGjithëpërfshirëspër tëardhmen eKosovës.

“Ishte kënaqësi për ne që bashkë me kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit të evokojmë zhvillime apo ngjarje nga procesi i gjatë por në të njëjtën kohë edhe të marrim këshilla me vlerë për ecjen e mëtejshme të Kosovës si një shtet i demokracisë moderne dhe i të gjithë qytetarëve”, theksoi Presidenti Sejdiu pas takimit. “Është kënaqësi e veçantë po kështu se Presidenti Ahtisaari, ambasadori Rohan dhe ambasadori Wissner, i cili objektivisht për shkaqe shëndetësore nuk është në mesin tonë sot, dhe si një ekip me mandat ndërkombëtar kanë shprehur me punën e tyre vlerat bashkëkohëse dhe të arriturat ndërkombëtare që i përkasin edhe zgjidhjeve në procese negociatash por edhe të drejtave dhe të lirive të qytetarëve”, tha në vijim Presidenti Sejdiu, i cili përkujtoi se dje për vizitë në vendin tonë ishte edhe ambasadori Wolfgang Ischinger, i cili ishte këtu për të përuruar këtë përvjetor të rëndësishëm të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndërsa, Presidenti Ahtisaari, pasi shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Kosovë, bashkë më ambasadorin Rohan, për të festuar vitin e parë të Kushtetutës së Kosovës, i përgëzoi liderët e vendit për punën e madhe që është bërë, punë kjo e cila sipas Presidentit Ahtisaari është bërë në pajtim të plotë me planin në të cilin e tij. Kishim një takim shumë të mirë me Presidentin, Kryetarin e Parlamentit dhe me Kryeministrin, në të cilin dëgjuam për progresin që është arritur në vend, dhe unë i përgëzova për punën e madhe që është bërë. Mendojë se puna është bërë në pajtim të plotë me planin në të cilin punuam bashkë, theksoi Presidenti Ahtisaari. Ai ka vlerësuar anëtarësimin e Kosovës në FMN dhe në Bankën Botërore, si hapa shumë të rëndësishëm për të lehtësuar zhvillimin ekonomik në vend dhe për ardhjen e investimeve të jashtme. “Absolutisht jo” është përgjigjur në vijim Presidenti Ahtisari në një pyetje nëse ekziston mundësia që, për shkak të kundërshtimit të serbëve, të rihapet dhe të rinegociohet Pakoja i tij për Kosovën. Pas takimit në kabinetin e Presidentit, në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, Presidenti Sejdiu e ka dekoruar Presidentin Marti Ahtisari me Medaljen e Artë të Pavarësisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.