presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekretoi eprorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuarsot emërimin e eprorëve të lartë tëForcës së Sigurisë së Kosovës.

Dekretimi është bërë duke u bazuar në kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës Presidentit të Republikës, si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe në përputhje me Nenin 84, pika 12, dhe me nenin 5, pika 3(b) dhe nenin 15, pika 1, të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe duke u bazuar në kërkesën për promovim të Ministritë për FSK-në, Nr. 0255/09, të datës 25.05.2009. Me këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekretuar promovimin e këtyre eprorëve të FKS-së: Gjeneralmajor Rrahman Rama, Zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandant i Komandës së Forcave Tokësore; Gjeneralmajor Kadri Kastrati, Drejtor i Operacioneve; Gjeneralbrigade Bashkim Jashari, Inspektor i Forcës së Sigurisë së Kosovës; Gjeneralbrigade Nazmi Brahimaj, Komandant i Brigadës për Reagim të Shpejtë; Gjeneralbrigade Zymer Halimi, Udhëheqës i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit; Gjeneralbrigade Imri Ilazi, Komandant i Brigadës për Mbështetje të Operacioneve dhe Gjeneralbrigade Enver Cikaqi, Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës.

This site is registered on wpml.org as a development site.