DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti të mbijetuarit e masakrës serbe ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu të Podujevës

Në dhjetëvjetorin e masakrës serbe ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti anëtarët e mbetur të këtyre familjeve, si dhe përfaqësuesit e familjeve angleze nga Manchesteri i Anglisë, të cilat janë përkujdesur për të mbijetuarit e kësaj masakre të tmerrshme.

“Tragjeditë që kanë përjetuar këto familje, si dhe shumë familje të tjera të Kosovës, dëshmojnë se dhuna serbe ndaj civilëve shqiptarë nuk ka qenë vetëm e kohës së regjimit të Millosheviqit, por ka qenë e planifikuar gjatë dhe është bërë në mënyrë të organizuar dhe sistematike nga vetë shteti serb”, theksoi Presidenti Sejdiu gjatë këtij takimi. Por, ai gjithashtu ripohoi se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovë janë përcaktuar që tragjeditë nëpër të cilat kaluan t’i mbajnë vetëm në kujtesë dhe të ecin fuqishëm drejt integrimeve euroatlantike.Ndërkaq, përfaqësuesit e OJQ-së MAK (Manchester Aid for Kosova), z. Pam dhe Andy Daus, z. Pol Gest, z. Dejvid Vasallo etj., e falënderuan Presidentin Sejdiu për pritjen, si dhe ritheksuan gatishmërinë e tyre për të punuar edhe më tej që t’u mundësojnë fëmijëve të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu përkujdesje dhe edukim të mëtejmë në Manchester.

This site is registered on wpml.org as a development site.