Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve politike të vendit, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, me të cilin bisedoi për zhvillimet e përgjithshme politike e shoqërore në vend.
Me këtë rast, Presidenti Sejdiu dhe kryetari i AKR-së, z. Pacolli, shprehën përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm në mes institucioneve dhe subjekteve politike të vendit.