presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekoroi Indrit Carën me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka dekoruar me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” Indrit (Lulëzim) Carën, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Indrit Cara, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, la Londrën, ku kish kohë që jetonte, dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.Vendimin për dekorimin e Indrit Carës, Presidenti Sejdiu e mori në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, neni 3,12, 34 dhe 49.Medalja “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri dhe që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.