presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi Presidentin Mesić me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kroacisë në NATO

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesić, me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në NATO. Më poshtë po e japim të plotë telegramin:

Shkëlqesisë së Tij, z. Stjepan Mesić
President i Kroacisë

I  nderuari President Mesić,

Dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Republikës së Kosovës me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kroacisë në NATO.

Në këtë periudhë shumë të rëndësishme për historinë moderne të Republikës së Kroacisë, jam i bindur se Ju do ta vazhdoni angazhimin e pakursyer për ta bërë Kroacinë një vend edhe më të përparuar e më të begatshëm për të gjithë qytetarët e saj. 

Në etapën e re në të cilën po hyn Kroacia, për arritjen e së cilës kontributi juaj ka qenë i veçantë, Ju mund të llogarisni në përkrahjen e plotë të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës. Sfidat dhe synimet tona janë të përbashkëta, prandaj paqja, bashkëpunimi reciprok dhe integrimi sa më i shpejtë i rajonit tonë në strukturat euroatlantike, do ta bëjnë përfundimisht të jetësuar ëndrrën e kësaj pjese të Evropës Juglindore për liri, demokraci dhe stabilitet politik e ushtarak.

Me dëshirat e mia më të sinqerta për suksese të mëtejshme, ju lus, i nderuar President, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!

Me respekt,                  
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.