Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot shefin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.
Presidenti Sejdiu e përgëzoi z.Preteni për punën që po bën kjo agjenci, si dhe rikonfirmoi përkrahjen për këtë agjenci, në hapat e mëtutjeshëm në luftën kundër korrupsionit. Duke rikujtuar edhe njëherë se të gjithë janë të barabartë para ligjit, Sejdiu tha se si President i vendit do ta përkrah fuqishëm këtë proces të luftës kundër korrupsionit, në mënyrë që të hetohen të gjitha rastet e korrupsionit dhe drejtësia ta thotë fjalën e vet.