DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti drejtorin e Zyrës së OBSH në Prishtinë

Me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, Presidenti i Republikës së Kosovës dr Fatmir Sejdiu priti sot drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), zyra në Prishtinë, Dr Skender Syla.

Dita Botërore e Shëndetit, që sikur edhe viteve tjera shënohet edhe në Kosovë, këtë vit mbahet nën moton: “ Shpëtoni jetë. Për spitale të sigurta gjatë emergjencave”.Drejtori i zyrës së OBSH në Prishtinë, me këtë rast, e njoftoi Presidentin e Republikës me aktivitetet e OBSH në Kosovë dhe për planet e angazhimit në të ardhmen.Presidenti Sejdiu falënderoi për kontributin që po jep në vazhdimësi OBSH duke ndihmuar institucionet e Kosovës në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës, si dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e vazhdueshme  të aktiviteteve të kësaj organizate. 

This site is registered on wpml.org as a development site.