presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentit e Italisë, Giorgio Napolitano

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi homologut italian, Giorgio Napolitano, për t’i shprehur atij dhe popullit të Italisë keqardhjen e thellë për jetët e humbura dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i sotëm në rajonin e Abrucos.Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami:

Shkëlqesisë së tij Giorgio Napolitano,President i Republikës së ItalisëNë emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës ju shpreh Ju dhe nëpërmjet jush gjithë popullit të Italisë, ngushëllimet e mia më të sinqerta për jetët e humbura dhe dëmet e shkatuara nga tërmeti i sotëm në rajonin e Abrucos, sidomos në qytetin e Akuilas.Lajmi për këtë tragjedi është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, ndaj ju lus, i dashur President, pranoni keqardhjen tonë të thellë dhe ndjenjën e miqësisë e të solidaritetit të plotë të popullit të Kosovës me popullin mik italian.Në këto çaste pikëllimi e zie, shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju!Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!Zoti e bekoftë Italinë mike!                        Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.