Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama, nëpërmjet të cilit i shprehu ngushëllimet e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për tragjedinë që ndodhi dje në qytetin Binghamton të shtetit të Nju-Jorkut, ku një person i armatosur vrau katërmbëdhjetë dhe plagosi shumë qytetarë të tjerë amerikanë.Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:
I nderuari President Obama,Në emër të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta Ju, dhe nëpërmjet jush gjithë popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për tragjedinë e rëndë që ndodhi dje në Binghamton të shtetit të Nju-Jorkut. Lajmi për humbjen e jetës së katërmbëdhjetë qytetarëve të pafajshëm amerikanë dhe plagosjen e shumë të tjerëve, ka zgjuar indinjatë dhe dëshpërim kudo në Kosovë. Duke iu shprehur ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, ju lus i nderuar z. President, ta përballoni këtë ngjarje të kobshme!Në këto çaste pikëllimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju dhe me familjet e viktimave! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj!Me dhimbje,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës