presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti ambasadorin Almhofer

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka pritur sot në një takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Werner Almhofer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në vend.

Në takim, Presidenti Sejdiu ka theksuar se institucionet e Kosovës do të angazhohen për përgatitje sa më të mirë teknike për zgjedhjet e ardhshme lokale, në mënyrë që qytetari i Kosovës të ketë siguri për votën e tij.Ai po kështu ka thënë se do t’i përmbahet afatit të paraparë për shpalljen e këtyre zgjedhjeve dhe se këtë do ta bëjë pas konsultimeve me përfaqësuesit e subjekteve politike në vend.Presidenti Sejdiu ka thënë se Republika e Kosovës do t’i organizojë zgjedhjet, por mirëpret dhe thërret OSBE-në dhe institucionet tjera relevante për të monitoruar procesin zgjedhor.Nga ana e tij, ambasadori Almhofer theksoi se OSBE do t’i shqyrtojë modalitetet e mbështetjes së procesit zgjedhor në Kosovë. 

This site is registered on wpml.org as a development site.