Presidenti i Republikës së Kosovës, dr Fatmir Sejdiu priti sot në njëtakim lamtumirës z. Carlo Binda, drejtor i deritashëm i Institutit Demokratik KombëtarAmerikan (NDI) në vendin tonë si dhe i dëshiroi mirëseardhje zonjës Laura Nichols,drejtoreshë e re NDI në Kosovë.
Duke e çmuar lart kontributin e NDI në mbështetje të institucioneve, në zhvillimin e partive politike dhe shoqërisë civile, Presidenti Sejdiu e falënderoi z. Binda për angazhimin dhe punën e tij të përkushtuar në drejtimin e NDI në Kosovë. Gjithashtu, Presidenti Sejdiu i dëshiroi mirëseardhje drejtoreshës së re të NDInë Kosovë zonjës Laura Nichols duke u zotuar në vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë me këtë organizatë, e cila sipas Presidentit Sejdiu, ka luajtur një rol të veçantë në demokratizimin e vendit tonë përgjatë një dekade të prezencës së saj.