presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu bisedoi me telefon me presidentët Vujanoviq, Topi e Ivanov

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë ditës së sotme ka pasur biseda telefonike me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, dhe Presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me të cilët ka biseduar për aspektet e thellimit të bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe vendeve respektive.

Presidenti Sejdiu gjatë bisedave shtroi idenë e takimit të përbashkët të liderëve të vendeve tona, si pjesë e përkushtimit nga takimet e mëhershme. Të gjithë bashkëbiseduesit u dakorduan që të bëhet harmonizimi i përbashkët për takimin, që mund të mbahet në muajt e parë të vitit të ardhshëm në Kosovë dhe për datën e saktë të të cilit opinioni do të njoftohet me kohë.Presidenti Sejdiu mori mbështetje nga Presidentët Ivanov, Topi e Vujanoviq për proceset e rëndësishme që Kosova ka para vetes, sidomos në bashkëpunimin rajonal.Me këtë rast, Presidenti Sejdiu i përgëzoi ata për festat e fundvitit. 

This site is registered on wpml.org as a development site.