DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Obama uron Presidenten Jahjaga me rastin e festës së Bajramit të Vogël

Presidenti i SHBA, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Bajramit të Vogël.

Në urim thuhet: E nderuara zonja Presidente, Në kohën kur pelegrinazhi vjetor i Haxhit po përmbyllet në Mekë, Michelle dhe unë i përgëzojmë të gjithë Myslimanët në Amerikë dhe gjithandej në botë me rastin e Bajramit dhe në veçanti pelegrinët që po kthehen nga përmbushja me sukses e një obligimi të një prej shtyllave qendrore të Islamit. Jemi krenarë që mijëra Myslimanë-Amerikanë u janë bashkuar afro tre milionë Myslimanëve në pelegrinazh në Haxh, ritualet e të cilëve shërbejnë si një përkujtues i gjenezës së përbashkët të Profetit Ibrahimit, të tri relegjioneve më të mëdha në botë. Duke iu bashkuar pelegrinëve të këtij viti, Myslimanët gjithandej botës do të kalojnë Bajramin duke reflektuar për raportin e tyre me Zotin dhe duke përkujtuar vullnetin e Profetit Ibrahimit që të sakrifikojë të birin e tij për t’iu dhuruar ushqim atyre që kanë më pak fat. Shumë Myslimanë të botës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të qenë  zemërgjerë me ata që sot kanë shumë nevojë, përfshirë edhe ata në rajone të  caktuara të  Afrikës që vuajnë nga thatësira dhe uria. Kur aq shumë njerëz me prejardhje të ndryshme etnike dhe ekonomike të tejkalojnë dallimet e tyre me qëllim që të përqëndrohen në diçka më të madhe, është mësim për gjithë njerëzimin se dallimet tona janë një burim i forcës së dhuruar nga Zoti që duhet të përqafohet.  Në emër të popullit të Amerikan, ju shprehim urimet për Bajram Myslimanëve në botë gjatë kësaj feste të veçantë, dhe përgëzimet tona për ata që e kanë përfunduar me sukses Haxhin. Me fat Bajrami, Barack Obama

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.