presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e festës së Bajramit të Vogël

Me rastin e festës së Bajramit të Vogël, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi qytetarët e Kosovës dhe udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në urim thuhet: Të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve myslimanë të Republikës së Kosovës ua uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa e Bajramit të Vogël është ditë e besimit në Zotin, ditë e nderimit, mirëkuptimit e respektit për njëri-tjetrin, ditë e paqes dhe lumturisë së të gjithë njerëzve,Vendi ynë, sivjet, këtë festë po e pret me të arritura të mëdha në shumë fusha, të arritura të cilat, të gjithë ne së bashku, do të punojnë që t’i ēojmë edhe më përpara. Republika e Kosovës është shembull i tolerancës dhe i bashkëjetesës së besimeve të ndryshme dhe kjo e bën atë më të pasur e më të fuqishme.Në këtë ditë feste, le të kujtohemi për ata që kanë nevojë për dorën e ndihmës sonë. T’u gjendemi pranë dhe të festojmë së bashku.Vetëm duke u ndihmuar të tjerëve kjo festë e përcjell mesazhin e vërtetë të saj. Me fat Bajrami i Vogël! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.