Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënon incidentin që ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut, me ç’rast u plagosën tre qytetarë të Kosovës, njëri nga të cilët pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Presidentja Jahjaga vlerëson se aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend. Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.