...

Presidenti i Panamasë ka uruar Presidenten Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Presidenti i Republikës së Panamasë, José Raúl Mulino, i ka dërguar letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në letrën e tij, Presidenti Mulino, në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Panamasë, ka shprehur urimet më të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar se kjo ngjarje shënon afirmimin e sovranitetit të saj kombëtar.

Ai ka vlerësuar lidhjet e miqësisë që bashkojnë Republikën e Panamasë me Republikën e Kosovës dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë për të vazhduar promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Mulino gjithashtu ka uruar mirëqenie, përparim dhe prosperitet për Presidenten Osmani, Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.