Në mesazhin e tij, Gjeneral Majori Osborn ka përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten dhe qytetarët e vendit, duke vlerësuar rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe përparimin e arritur ndër vite.
Ai ka shprehur vlerësim të veçantë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë, me theks të posaçëm në avancimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas tij, zhvillimi profesional dhe rritja e kapaciteteve ndërvepruese në kuadër të planit të tranzicionit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Gjeneral Majori Osborn ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gardës Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës, duke i përcjellë Presidentes dhe qytetarëve urimet më të mira me rastin e kësaj dite të shënuar shtetërore. 🇽🇰 🇺🇸


