presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Johann N. Schneider-Ammann, uron presidentin Thaçi

Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Johann N. Schneider-Ammann, ka uruar presidentin Thaçi.

Në letrën e tij, presidenti Johann N. Schneider-Ammann ka thënë se dy shtetet tona ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor. Kjo është letra e Presidentit të Konfederatës Zvicerane, Johann N. Schneider-Ammann, dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit: Bern, 8 prill, 2016 Shkëlqesi,Dëshiroj t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Kosovës dhe të shpreh urimet e mia më të mira për suksesin tuaj në këtë detyrë të lartë. Zvicra dhe Kosova janë të lidhura me lidhje të ngushta njerëzore dhe gëzojnë marrëdhënie miqësore. Dy shtetet tona gjithashtu ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor. Zvicra është e përkushtuar për këto objektiva të rëndësishme dhe mbetet e angazhuar në Kosovë dhe në rajon përmes një game të gjerë të bashkëpunimit për zhvillim dhe të programeve për paqe. E mirëpres bashkëpunimin e frytshëm me Kosovën. Johann N. Schneider-Ammann, President i Konfederatës Zvicerane

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.