Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti i Hungarisë, Laszló Sólyom si dhe nga Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II, tekstet e të cilave po i japim në vijim:
Mesazhi i Presidentit të Hungarisë, Laszló SólyomMe rastin e Ditës Kombëtare të Kosovës, më lejoni që në emër të Republikës së Hungarisë, t’ju shprehë urimet e mia më të mira për popullin e Kosovës.Z. President, pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.******Mesazhi i Lartmadhërisë së Saj, Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe IIMe rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni, z. President përshëndetjet e mia të përzemërta dhe urimet më të mira për mirëqenien tuaj personale, për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Republikës së Kosovës.