presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Dita e Presidentit – Leter Obames

Shkëlqesisë së tij Barack Obama
Kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Prishtinë, 15 shkurt 2010

Shkëlqesisë së tij Barack Obama
Kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

I nderuari President Obama:

Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim personal, Ju uroj Ju, Shkëlqesia e Juaj, Qeverinë e Juaj dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e Ditës së Presidentit. 

Populli i vendit tim, i Republikës së Kosovës, e admiron me plot zemrën vendosmërinë e Juaj për ta krijuar një botë të lirë, në të cilën popujt e botës do të jetonin të lirë dhe në paqe me njëri tjetrin. Për ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithnjë komb model, e cili na ka dhënë forcën që të realizojmë synimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci.  Krahas kësaj, ne gjithmonë e kemi çmuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara si simbolin më të lartë të lirisë dhe demokracisë globale. 

I nderuari President, duke ju dëshiruar suksese të mëdha në misionin e Juaj fisnik, Ju lus t’i pranoni garancitë e respektit dhe konsideratës sime më të lartë!

Sinqerisht,
 

This site is registered on wpml.org as a development site.