Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ma ofron kënaqësinë e veçantë që, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’jua përcjellë urimet e mia më të përzemërta për prosperitet në vendin tuaj dhe për mirëqenie të qytetarëve të tij.
Shkup, 17 shkurt 2010Shkëlqesia e Juaj,Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ma ofron kënaqësinë e veçantë që, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’jua përcjellë urimet e mia më të përzemërta për prosperitet në vendin tuaj dhe për mirëqenie të qytetarëve të tij.Dua ta shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh besimin tim të thellë se, me anë të përpjekjeve tona të përbashkëta në periudhën në vijim, ne do t’i forcojmë marrëdhëniet tona dhe do ta kultivojmë e shtojmë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Unë pres që, në periudhën në vijim, kontaktet midis dy vendeve tona të intensifikohen më tej në të gjitha nivelet. Kjo është mënyra me e sigurt për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por edhe domosdo për shtimin e bashkëpunimit. Kjo është mënyra më e mirë për t’i kontribuuar synimit tonë të përbashkët – stabilitetit, prosperitetit dhe mirëqenies së rajonit tonë.Shkëlqesia e Juaj, duke jua përcjellë garancitë e konsideratës sime më të thellë, kam kënaqësinë t’ju dëshiroj suksese në angazhimet e juaja, shëndet të mirë dhe gëzime. Dr. Gjorge Ivanov