presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI FRANCEZ SARKOZY I DËRGOI TELEGRAM FALËNDERIMI PRESIDENTIT SEJDIU

Presidenti francez, z. Nicolas Sarkozy, i ka dërguar një telegram Presidentit të Kosovës, z. Fatmir Sejdiut, me anë të të cilit e ka falënderuar atë për urimin me rastin e zgjedhjes president i Francës. Në këtë telegram thuhet:

Ekselencës së tijZotëri Fatmir SejdiutPresident i KosovësZotëri President,Kam qenë i prekur nga letra juaj e përurimeve, prandaj shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj.Në momentin kur Franca dhe bashkësia ndërkombëtare po japin gjithë mbështetjen e tyre në projektin e zgjidhjes së statusit të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në bazë të rekomandimeve të z. Marti Ahtisarit, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia për përforcimin e lidhjeve në mes dy popujve tanë.Vetëm duke përkrahur mirëkuptimin dhe paqen në mes të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë kosovare dhe duke ndihmuar birësimin e reformave thelbësore institucionale dhe ekonomike, Kosova do të arrijë të sigurojë stabilitetin e vet dhe të zërë një vend në mes të bashkësisë ndërkombëtare.Ju lus, Zotëri President, të pranoni shprehjen e konsideratës sime të lartë.Nicolas SARCOZYPresident i Francës

This site is registered on wpml.org as a development site.