Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në urim thuhet:
“E nderuara Presidente, Motra ime e çmuar,
Përcjell urimet më të sinqerta për Ju me rastin e Fitër Bajramit, duke rishprehur urimet e popullit turk dhe urimet e mia personale për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe dëshirat më të thella për mirëqenien e popullit vëlla të Kosovës”.
Abdullah Gyl,
President i Turqisë.