FJALA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, Dr. FATMIR SEJDIU, NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE PËR DITËN E DËSHMORËVE – EPOPEJA E UËK-së, MBAJTUR NË SALLËN E KUQE TË PALLATIT TË RINISË NË PRISHTINË, MË 6 MARS 2007

Gjatë udhëtimit të shenjtë për ruajtjen e qenies kombëtare dhe lirisë, shumë atdhetarë sakrifikuan edhe jetën, duke e skalitur me shkronja të arta emrin e tyre në panteonin e lavdishëm të historisë sonë. Ndaj, në këtë ditë të shënuar, ne po i përkujtojmë me krenari të gjithë ata që e shkrinë vetveten për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
PRESIDENTI SEJDIU U DREJTOHET QYTETARËVE TË KOSOVËS

Nesër në Vjenë zhvillohet sesioni i fundit i konsultimeve shtesë për propozimin e Presidentit Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Presidenti Sejdiu dënoi shpërthimin në Pejë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në Pejë, si pasojë e të cilit janë dëmtuar shtatë automjete të OSBE-së dhe dy të tjera private.
Presidenti Sejdiu dënoi shpërthimin e mbrëmshëm në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e ka dënuar ashpër dëmtimin e veturave të UNMIK-ut si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Presidenti Sejdiu priti ne takim z. Robert McDougall, Ambasador i Kanadës në Beograd

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, është takuar sot me z. Robert McDougall, Ambasador i Kanadës në Beograd dhe z. Patrick Herbert, Konsull, në një takim që kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve për proceset aktuale në Kosovë.
Presidenti Sejdiu takoi një grup deputetësh të Parlamenti Britanik

Presidenti Sejdiu priti një grup deputetësh të Parlamentit Britanik, në krye me z. John Randall, me të cilët diskutoi për dinamikën e proceseve në të cilat po kalon Kosova, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë dhe parlamentit britanik në këtë aspekt.
Presidenti Sejdiu dhe PSSP Ryker takuan Komisionerin Ren

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dhe PSSP, z. Joakim Ryker, u takuan sot (e hënë) pasdite në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Olli Rehn (Ren).
The speech of the President of Kosova, Dr. Fatmir Sejdiu, at the Assembly of Kosova
FJALA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, Dr. FATMIR SEJDIU, NË KUVENDIN E KOSOVËS

Kam nderin të jem sot me ju në këtë shqyrtim për fazën e fundit të vendosjes së statusit të Kosovës, në të cilën tashmë kemi shkelur.
Dorëzimi, të premten e kaluar, i pakos së Presidentit Ahtisaari, të cilën ai e ka quajtur Propozim Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, nis fazën e fundit, e shpresojmë të shkurtër, të përmbylljes së statusit të Kosovës. Pas leximit të kujdesshëm që i kemi bërë individualisht dhe si Ekip i Unitetit, mund të përfundojmë me siguri të madhe se pakoja e Ahtisaarit Kosovën e çon në pavarësi dhe sovranitet.
Evropa e lirë: ÇDO SHTYRJE I KA RREZIQET E VETA

Mendoj se janë çështje që i kemi biseduar edhe më herët dhe që janë pjesë e kompleksit të propozimeve që ka dhënë Delegacioni i Kosovës në të gjitha temat. Si të tilla ato besoj se ndoshta duhet të rishikohen edhe njëherë nga ana e presidentit Ahtisaari dhe ekipit që ai udhëheq.