Edhe 3 ditë deri në fillimin e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Edhe 3 ditë deri në fillimin e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Vjosa Osmani. Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për “Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”! #WPSRKS2025
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, László István Dux

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, z. László István Dux. Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidentja Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi.
Fjalimi i Presidentes Osmani në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Italiane në Kosovë për nder të Ditës Kombëtare të Italisë
Presidentja: Në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitova Defender Europe ’25 – ushtrimin më të madh të këtij viti të US Army Europe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Defender Europe ’25 – ushtrimin më të madh të këtij viti të US Army Europe, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por ka edhe nderin të jetë nikoqire. Presidentja Osmani ka shkruar: Sot, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitova Defender Europe ’25 – ushtrimin më të madh të këtij viti të US Army Europe, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por ka edhe nderin të jetë nikoqire. Krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s, vendi ynë po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar. Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë, përmes Defender Europe ’25 – një ushtrim i përmasave të jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë. Rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt – profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës. Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s.
Presidentja: I urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me të arritur nga SHBA, ka takuar kontigjentin prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA, të cilëve u ka uruar suksese. “Sot në mëngjes, me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center).”, ka shkruar Presidentja Osmani.
11 praktikantë të rinj në Presidencë

Presidenca e ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së 11 praktikantëve të cilët i kanë nënshkruar kontratat për angazhim për një periudhë të caktuar kohore. Angazhimi i tyre ka për qëllim që tu ofrojë praktikantëve mundësi për të përfituar përvojë institucionale duke u mundësuar që të japin kontributin e tyre në projekte që lidhen me fushëveprimtarinë e Presidencës. Zyra e Presidentes do të vazhdojë të ketë dyert e hapura dhe t’i mbështes të rinjtë në fuqizimin e tyre profesional përmes programeve të tilla.
Presidentja: Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të mbajtur në Dayton, SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar vendin në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të mbajtur në Dayton, SHBA. “Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të mbajtur në Dayton, SHBA”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Edhe 6 ditë deri në fillimin e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Edhe 6 ditë deri në fillimin e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Vjosa Osmani. Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për “Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”! #WPSRKS2025
Mbi 30 panele diskutimi, mbi 150 folës nga e gjithë bota

Mbi 30 panele diskutimi. Mbi 150 folës nga e gjithë bota. Nën temën “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”, po afrohet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë! Shikoni se çfarë do të diskutohet këtë vit në agjendën preliminare të #WPSRKS2025:
Presidentja Osmani në Dejton: NATO është garanci e paqes dhe e së ardhmes sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi se aleanca euro-atlantike ka qenë dhe mbetet shtylla kurrizore e sigurisë sonë kolektive dhe e shpresës për gjeneratat e ardhshme. Duke kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë më 1999 dhe vendosmërinë në Dejton më 1995, ajo tha se aleanca e ka përmbushur misionin e saj atëherë kur njerëzit përballeshin me orët më të errëta. “Nga frika për të shkuar në shkollë te rinia që sot studion në universitetet më të mira në botë; nga prindërit e përzënë nga puna te gjyshërit krenarë që shohin një brez të ri të begatë; nga rrugët e rrezikshme për jetë te qytetet e mbushura me muzikë, art dhe jetë kulturore”, theksoi Presidentja Osmani, teksa foli për rezultatin e ndërhyrjes së NATO-s, në Kosovë. Sipas Presidentes Osmani, paqja nuk është vetëm heshtja e armëve, por vullneti për të jetuar bashkë. Duke shprehur vendosmërinë e Kosovës për të kontribuar në sigurinë euro-atlantike, Presidentja Osmani theksoi se Kosova tashmë ka ndarë 2% të GDP-së për mbrojtje, me synimin për ta dyfishuar këtë në vitet e ardhshme. “Ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë. Tani është radha e NATO-s, t’i hapë dyert”, theksoi Presidentja Osmani.