Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me të arritur nga SHBA, ka takuar kontigjentin prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA, të cilëve u ka uruar suksese.
“Sot në mëngjes, me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center).”, ka shkruar Presidentja Osmani.


