FJALA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, FATMIR SEJDIU, PARA ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-SË, NJU-JORK, 3 PRILL 2007

I nderuar z. Kryesues i Këshillit,
Të nderuar anëtarë të Këshillit,

Jam shumë mirënjohës për mundësinë që më jepet t?ju drejtohem sot. Tani po hyjmë në fazën përfundimtare, vendimtare për procesin e statusit të Kosovës. Pas tetë vjetësh të paqartësisë dhe të administratës kalimtare të OKB-së, ka ardhur koha të zgjidhet Ã?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ështja e fundit e pazgjidhur në vazhdën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. E Ã?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§mojmë shumë mundësinë që i jepet Kosovës për t?i paraqitur pikëpamjet e veta. Ã?Æ?Ã?â????shtë edhe më me rëndësi që pikëpamjeve të përfaqësuesve të Kosovës, të zgjedhur demokratikisht, u kushtohet vëmendje e duhur. E konsideroj ditën e sotme një ditë historike për Kosovën, pasi që kjo është hera e parë që një përfaqësues i Kosovës i drejtohet Këshillit në sallën zyrtare, në një sesion formal.

Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Luginës së Preshevës

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti një delegacion të institucioneve dhe të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës, i cili përbëhej nga z. Riza Halimi, kryetar i PVD-së, z. Skender Destani, kryetar i BDL-së, z. Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanovcit, dhe z. Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së për Bujanovc. Gjatë takimit mbizotëroi pajtimi i plotë për të gjitha çështjet që i preukupojnë sot shqiptarët si në Kosovë, ashtu edhe në Luginën e Preshevës dhe në viset e tjera.

Kumtesë për media

Presidenti i Kosoves, Dr.Fatmir Sejdiu u takua sot me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, z. Haki Shatri dhe me Ministrin e Arsimit (MASHT), z. Agim Veliu. Në takim u diskutua për veprimet e përgjithshme në këto dy ministri dhe përkushtimin e veçantë për përmirësimin e kushteve materiale në arsim.

This site is registered on wpml.org as a development site.