MESAZH URIMI I PRESIDENTIT SEJDIU DREJTUAR QYTETARËVE TË KOSOVËS ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT

Qytetarë të nderuar të Kosovës, 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, që festohet kudo në zemrat shqiptare si Ditë e Flamurit, është datë e shënuar për kombin.
FJALA E PRESIDENTIT SEJDIU NË MBYLLJE TË TAKIMIT TË PËRBASHKËT TË PALËVE ME TRESHEN NDËRKOMBËTARE, SESIONI I PARADITES

“Të nderuar anëtarë të Treshes ndërkombëtare, Zonja dhe zotërinj, Ju përshëndes në emër të Ekipit të Unitetit, të institucioneve dhe të popullit të Kosovës, duke shprehur respektin për angazhimin tuaj të mundimshëm gjatë kësaj periudhe shtesë të 120 ditëve. ” “Ekipi i Unitetit, sikur edhe gjatë procesit Ahtisaari, edhe tani, ka qenë i angazhuar maksimalisht dhe ka demonstruar shkallë të lartë të seriozitetit, të konstruktivitetit dhe të bashkëpunimit me ju me qëllim të përfundimit të suksesshëm të këtij procesi. Siç e dini, krahas zotimit tonë për zbatimin e projektit Ahtisari, zotim ky që ka dalë edhe nga Kuvendi i Kosovës (5 mars), kemi ofruar vizion të qartë për marrëdhëniet e ardhshme me Serbinë përmes propozimit tonë të projekt-traktatit për fqinjësi dhe miqësi të mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Me këtë projekt kemi shprehur gatishmërinë tonë që t?u qasemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kreative marrëdhënieve të ardhshme midis dy vendeve tona sovrane, duke pasur për objektiv respektimin e specifikave në kuadër të këtyre marrëdhënieve dhe që kanë të bëjnë në radhë të parë me një varg temash mjaft të ndjeshme, siç është fati i personave të pagjetur, procesi i kthimit, liria e lëvizjes së qytetarëve, luftimi i krimit të organizuar tejkufitar, bashkëpunim në ekonomi, transport, energjetikë dhe të ngjashme, që do të zhvilloheshin si pjesë e gatishmërisë reciproke të njërit vend dhe vendit tjetër dhe që do të kontribuonin në stabilitetin e përgjithshëm rajonal dhe nxitjen e proceseve për integrime euro-atlantike. Duke shprehur edhe një herë qëndrimin tonë pa alternativë se pavarësia e Kosovës është çështje fundamentale për ekzistencën e popullit të saj shumicë dhe respektin e thellë ndaj pakicave, ne kemi njohur dhe njohim interesimin e natyrshëm të Serbisë për përkujdesje ndaj pakicës serbe në Kosovë, duke pasur për bazë respektimin dhe aplikimin e standardeve më të larta ndërkombëtare. Ky është obligim dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucioneve të Kosovës, që garantojnë realizimin e të gjitha të drejtave të komunitetit pakicë serb mbi bazë të zotimeve që kemi marrë me projektin Ahtisari. Pavarësia e Kosovës është alfa dhe omega e përcaktimit tonë dhe kusht sine qua non për hapjen e perspektivës së përgjithshme të zhvillimit të Kosovës, dhe prosperitetit të përgjithshëm të qytetarëve të saj. Asnjë gjendje e cila nuk është e definuar qartë dhe që nuk nënkupton këtë vullnet të shumicës së qytetarëve të Kosovës nuk mund të përmbushë këto kritere normale që lidhen me ekzistencën e popullit të Kosovës dhe ambicien e tij për të ecur në zhvillime të shpejta drejt integrimit në gjirin e familjes së vendeve të lira, në radhë të parë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Mosdefinimi i statusit dhe paqartësia e tij e deritanishme, si gjendje status quo-je, realisht nuk ka prodhuar asnjë efekt pozitiv dhe po kështu ka mbajtur nën tension të lartë Kosovën dhe qytetarët e saj, të cilët janë në një pritje të gjatë dhe me shqetësime të vazhdueshme. Aq më tepër, këto tensione janë duke u shtuar dhe veçanërisht me kërcënimet e vazhdueshme të llojit të vet që vijnë nga Serbia në drejtim të Kosovës. Kjo u pa edhe me adresimet luftënxitëse, por po kështu edhe me presionin e madh edhe ndaj vetë qytetarëve serbë të Kosovës për t?i penguar ata që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor demokratik, që e kaloi Kosova para pak ditësh. Të nderuar ambasadorë dhe anëtarë të ekipeve tuaja Ne me vëmendje kemi përcjellë idetë e ndryshme të prezantuara nga delegacioni i Serbisë, të shprehura përmes modeleve të ndryshme që ata i kanë theksuar. Të gjitha këto modele dhe formula janë absolutisht të papranueshme për Kosovën, siç e kemi theksuar edhe në vetë takimet, ngase asnjëra prej tyre nuk është e përputhshme me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, vullnet ky që nënkupton pavarësinë e plotë të Kosovës me integritetin e plotë territorial dhe funksional të saj. Kemi theksuar me kohë, ashtu siç ka nënvizuar edhe Presidenti Ahtisaari, se Kosova paraqet rast sui generis në gjithë cilësinë dhe tiparet e saj edhe në aspektin e zhvillimeve juridike e politike, edhe për shkak të tragjedisë dhe të luftës që ka përjetuar, që i ka shkaktuar viktima të mëdha njerëzore e shkatërrim të ekonomisë, edhe në aspektin e projektit dhe të administrimit ndërkombëtar të saj, por edhe në aspektin e ngritjes, të zhvillimit dhe të funksionimit të institucioneve demokratike të saj. Të nderuar ambasadorë, Kemi pranuar këtë kohë të angazhimeve shtesë me qëllimet më të mira për të qenë pjesë dhe kontribuues në një proces të tillë me qëllim shumë serioz dhe të hapur të ri-shprehim edhe një herë argumentet tona pse Kosova duhet të jetë e pavarur, duke shtresuar po kështu se do të merret dhe pranohet qasja jonë për marrëdhëniet e ardhshme të mira midis dy vendeve tona. Fatkeqësisht, edhe kjo kohë nuk rezulton me një vlerësim objektiv nga ana e delegacionit të Serbisë për realitetin e krijuar në Kosovë. Prandaj, duke çmuar lart edhe një herë angazhimin tuaj, ne presim, ashtu siç jeni deklaruar, që të përfundoni këtë mandat me raportimin tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së lidhur me të gjitha zhvillimet e këtij procesi dhe vlerësimet tuaja objektive për këtë. E dimë se delegacioni i Serbisë është duke bërë përpjekje të vazhdueshme të gjejë mënyra për shtyrjen e mëtejshme të këtij procesi apo fillime të proceseve të tjera, që në fakt kanë për objektiv pafundësinë e tij dhe komprometimin e tij. Ne emër të Ekipit të Unitetit, në emër të institucioneve dhe të popullit të Kosovës, shpreh qëndrimin tonë të përbashkët se ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë procese të tjera të negociatave, përkatësisht të bisedimeve. Arsyet janë të qarta. Ëdo vazhdim i mëtejshëm nuk sjell asnjë rezultat dhe në të njëjtën kohë paraqet rrezik potencial për të ardhmen dhe perspektivën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ju faleminderit!
Gjata: Kosova ridëshmoi se ka një klasë të pjekur politike

“Fushata parazgjedhore në Kosovë ka qenë mjaft korrekte, ndërsa subjektet konkurruese, përveç në çështjen parësore, atë të statusit, janë përqendruar edhe në aspekte të tjera të rëndësishme për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, theksoi Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Çlirim Gjata, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë, i cili po qëndron në Kosovë në cilësinë e vëzhguesit të zgjedhjeve nacionale, lokale dhe për kryetarë komunash.
Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Parlamentit të Evropës

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u takua sot me një delegacion të Parlamentit të Evropës të kryesuar nga z. Göran Färm (PES Suedi), të cilin e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme dhe përkrahjen që po i jep Kosovës ky institucion në përpjekjet për përcaktimin e statusit të Kosovës, pavarësisë dhe sovranitetit të saj.
Zëri: KOSOVA DO TA JAPË SHPEJT VERDIKTIN E SAJ PËR PAVARËSI

Me këtë proces Kosova e ripërsërit realisht një Referendum, sepse nuk është pesha vetën në zgjedhjen e institucioneve apo legjitimin e tyre, por është pesha në fuqinë dhe mesazhin politik që i jepet botës demokratike. Prandaj, kjo është thirje për tolerancë, ashtu siç ka ecur mirë fushata, ashtu të jetë edhe dita e zgjedhjeve, sepse do të jetë një ditë e rëndësishme që do të shënohet në ecjen tonë krahas procesit të statusit. Kjo do të ishte edhe një ndihmë e drejtpërdrejt për vetë statusin.
Presidenti Sejdiu takoi misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu takoi misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Giovanni di Stasi dhe anëtarë të Kongresit të Autoritetit lokal dhe regjional, si dhe të Bashkimit Evropian, kryesuar nga znj. Ludmila Sfiroloaga, zëvendëspresidente e Kongresit.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Abdullahu

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Abdullahu, e cila humbi më të dashurin e saj, z. Rexhep Abdullahun, kryetar i Partisë Nacionale Demokratike të Kosovës (PNDSH). Në këtë telegram thuhet:
Presidenti Sejdiu takoi përfaqësuesit e BERZH-it

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në krye me z. Claudio Viezzoli, drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor. Në takim u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mënyrat se si kjo bankë do të mundet edhe më tej të kontribuojë në mbështetjen e bizneseve dhe rritjen ekonomike të vendit.
Presidenti Sejdiu priti përfaqësuesin e Bankës Botërore në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti sot në një takim z. Ranjit Nayak (Ranxhit Najak), Përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë.
Presidenti Sejdiu takoi z. Jonas Jonsson

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pati sot një takim me z. Jonas Jonsson, përfaqësues i posaçëm i z. Javier Solana, shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, me të cilin bisedoi për procesin e përcaktimit të statusit politik të Kosovës, si dhe për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet nacionale dhe lokale të 17 nëntorit.