Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

“Sportistët e Republikës së Kosovës meritojnë t’u jepet mundësia për të garuar me përfaqësuesit e vendeve të tjera të botës së lirë demokratike”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmit Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Besim Hasanin, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, si dhe me tre nënkryetarët e këtij komiteti, z. Mexhid Devaja, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, z. Musa Selimi, kryetar i Federatës së Vollejbollit, dhe z. Arsim Fehmiu, kryetar i Komisionit “Akademia Olimpike e Kosovës”.
Republika e Palaut
Presidenti i Republikës së Palausë, z. Toribiong i dërgoi Presidentit Sejdiu letrën e njohjes

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka marrë sot një letër nga Presidenti i Republikës së Palausë, z. Johnson Toribiong, me anë të së cilës ai njofton se vendi i tij e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Presidenti Sejdiu përfundon vizitën në SHBA

Nju Jork, 3 mars. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, të martën paradite, në selinë e OKB-së në Nju Jork pati një varg takimesh me ambasadorë të disa vendeve anëtare të OKB-së.
Presidenti Sejdiu takoi ambasadoren Susan Rice dhe disa ambasadorë të shteteve në OKB

Nju Jork, 2 mars. – Në kuadër të vizitës që po i bën SHBA-ve, Presidenti Sejdiu të hënën në Nju Jork takoi ambasadoren e SHBA-së në OKB, zonjën Susan Rice. Presidenti Sejdiu e informoi ambasadoren amerikane lidhur me proceset që po zhvillohen në Kosovë dhe me punën që po bëhet për njohjen e Kosovës së pavarur nga sa më shumë shtete.
Presidenti Sejdiu vazhdon takimet në Nju Jork

Pas takimeve në Uashington, Presidenti Sejdiu ka vazhduar takimet në Nju Jork, ku është takuar me Ambasadorin Frenk Wisner dhe zonjën Rosemary DiCarlo, zëvendësambasadore e SHBA-së në OKB, si dhe ish-PSSP-në Soren Jessen Petersen
Hilari Klinton: Pavarësia – shpërblesa më e mirë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës

“Pavarësia ka qenë shpërblesa më e mirë e shtetit dhe vetë qytetarëve të Kosovës, të cilët janë zhvilluar në një demokraci të re multienike”, theksoi dje sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, dje në Uashington, pas takimit me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës, të përbërë nga Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skender Hyseni.
Pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar rajonin

Delegacioni më i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës, i përbërë nga dr.Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministër dhe Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Jashtme, si dhe i ngarkuari me punë i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, në kuadër të vizitës në SHBA, ka zhvilluar një varg takimesh përfaqësues të lartë diplomatikë të shteteve të ndryshme në SHBA.
Presidenti Fatmir Sejdiu u nderua me Çmimin Distinguished Global Leadership nga Arizona State University (ASU)

Phoenix, Arizona, SHBA, 23 shkurt – Arizona State University (ASU) promovoi për herë të parë ndarjen e Çmimit “Distinguished Global Leadership” (Lidership Global i Dalluar) mbrëmë në ambientet e këtij universiteti në Phoenix, në Arizona të SHBA-së, duke e dhënë këtë çmim për Presidentin e Republikës së Kosovës Prof. Dr.Fatmir Sejdiun. Në një ambient solemn, ku ishin të pranishëm udhëheqës të këtij universiteti, profesorë, studentë, si dhe shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend, në emër të Universitetit, çmimin e ndau z. Anthony “Bud” Rock, zëvendëspresident i Arizona State University (ASU).
Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, në Arizona State University (ASU) me rastin e marrjes së çmimit Distinguished Global Leadership (Lidership Global i Dalluar) Phoenix, Arizona më 23

Më lejoni që të shpreh kënaqësinë time që ndodhem sot në mesin tuaj dhe për nderin e veçantë që më bëni me akordimin e këtij çmimi prestigjioz. E konsideroj çmimin Distinguished Global Leadership, që më jepet mua sot, një nder edhe për qytetarët dhe vendin tim, Kosovën.