Sejdiu: Kushtetutshmëria dhe ligji janë alfa dhe omega e zhvillimit të Kosovës

Presidenti Sejdiu gjatë takimi të sotëm me shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon, në të cilin u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për sfidat të cilat janë përpara, tha se vizioni i përbashkët është që Kosova të shpejtojë hapat e saj në proceset e integrimeve drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai gjithashtu shtoi se kushtetutshmëria dhe ligji janë alfa dhe omega e përcaktimit dhe e mbështetjes sonë për ecjet dhe zhvillimet e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

Faler: Hungaria e dëshiron sa më parë Kosovën në Evropë

“Republika e Kosovës ka vetëm një vizion dhe ky është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me z. Jeno Faler, Sekretar i Shtetit dhe Zëvendësministër Punëve të Jashtme i Hungarisë.

Deklaratë e Presidentit Sejdiu dhe e Kryeministrit Thaçi lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë

Duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, Presidenti dhe Kryeministri i Republikës theksojnë: Përsërisim përkushtimin dhe angazhimin tonë për funksionimin sa më të efektshëm të shtetit ligjor. Suksesi ynë drejt zhvillimit dhe integrimeve është thellë i kushtëzuar me sundimin e ligjit dhe krijimin e perspektivës për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.

Sejdiu: Presidenti Rugova – njeriu që bëri epokë

Me rastin e datëlindjes së 65-të të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, pasardhësi i tij, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe te varri i dr. Rugovës.

Kosova e mbështet vendimin e Presidentit Obama

Deklaratë e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaçi pas fjalimit të mbrëmshëm të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në ‘West Point’, Nju-Jork, për hapat e mëtejmë në Afganistan dhe Pakistan

Sejdiu: Argumentet e Kosovës për pavarësinë janë të parrëzueshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në emër të popullit dhe të institucioneve të vendit, shpreh mbështetjen e tij të plotë për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga përfaqësuesit institucionalë, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Skender Hyseni, dhe Sër Michael Wood me bashkëpunëtorët e tij.

This site is registered on wpml.org as a development site.