Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Letonisë

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Letonisë. Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të pritet nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, me të cilin përveç takimit tête-à-tête, do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të merr pjesë në drekën e punës të shtruar nga Presidenti Rinkēvičs. Pas takimeve, të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, me ç’rast Presidentja Osmani do t’i dorëzojë Presidentit Rinkēvičs medaljen ushtarake presidenciale për Forcat Mbrojtëse të Letonisë për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë si pjesë e KFOR-it. Gjatë vizitës njëditore, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), do të zhvillojë po ashtu edhe takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, si dhe do të ketë një diskutim me ekspertë dhe akademikë për politikat që garantojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme. Vizita e Presidentes Osmani synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore me Letoninë, avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes e sigurisë, ekonomisë, integrimit euroatlantik, si dhe shkëmbimit të përvojave në fuqizimin e institucioneve demokratike.
Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e ndarjes së medaljeve presidenciale për mërgatën shqiptaro-amerikane, të cilët kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Të dashur bashkatdhetarë, Të dashur vëllezër e motra, Të nderuar të pranishëm, Përgjatë viteve të ‘80-ta e të ‘90-ta kur populli shqiptar në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës e gjenocidal i Millosheviqit, mërgata jonë këtu në Amerikë u bë zëri i besës dhe i shpresës. Jo vetëm për mbijetesën tonë, por edhe për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë tonë, për të cilën dhanë jetën breza të tërë. Pikërisht atëherë, shqiptarët në Amerikë mblidheshin, protestonin, lobonin e nuk lenin derë pa hapur për Kosovën Republikë. E një ndër vendet ku mblidheshin ishte pikërisht ky vend ku jemi mbledhur ne sot. Prandaj i nderuar Bruno, faleminderit që edhe sot i keni hapur dyert për ne, ashtu siç i hapët dyert dikur, dhe jo vetëm për dyert por edhe zemrat për shqiptarët kudo që janë, kur ky vend u bë strehë dhe zë i shpresës për mërgatën tonë. Këtu u prit Presidenti historik, Ibrahim Rugova, u pritën diplomatë e liderë nga Kosova e Amerika dhe shumë të tjerë, që na dhanë dritë në kohë të errësirës. Këtu u ndërtuan ura miqësie që e lidhën përjetësisht Kosovën me Amerikën. Të nderuar të pranishëm, Nderi i një kombi matet me ata, që i qëndrojnë pranë atij kombi edhe kur janë larg. Janë disa njerëz, që kurrë nuk kërkojnë lavdi, por me veprat e tyre ata ia japin lavdinë atdheut. Gra dhe burra që ndërtojnë ura në heshtje, por me punë mbrojnë dinjitetin në çdo fjalë dhe mbajnë të gjallë emrin e shtetit dhe të kombit të tyre kudo që jetojnë ata. Sot, në një prej kryeqendrave të botës këtu në New York, jemi bashkë për t’i nderuar disa nga gratë dhe burrat e mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falënderim i vonuar, do të thoja, por asnjëherë i harruar nga ana jonë. Sepse jemi këtu për t’u përkulur me mirënjohje para atyre, që e kanë shkruar historinë tonë moderne me veprim, përkushtim, me vizion dhe me guxim. Janë gra dhe burra, të cilët në vitet më të errëta për kombin tonë, kur Kosova ishte pa zë në botë u bënë pikërisht zëri i saj. Ata që në kohët kur shpresa fikej, e mbajtën shpresën të gjallë me flamur në duar, me fjalë në Kongres e në Shtëpi të Bardhë, me protesta e me thirrje në rrugët e New York-ut e të Washington-it e kudo këtu në Amerikë. Ata që në emër të mbrojtjes së lirisë, më të shenjtës, ndërtuan ura me botën demokratike dhe kurrë nuk e harruan vendin se prej nga vijnë. Shqiptarët e Amerikës kanë qenë forca vendimtare, forca vendimtare në mbështetje të kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë. Proceset që nga përpjekja për çlirim e deri te shpallja e pavarësisë, nga ndërtimi i demokracisë dhe forcimi i shtetit tonë në arenën ndërkombëtare mbajnë vulën e mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E në këtë udhëtim historik, ne kemi pasur përkrah një mik të përhershëm e një aleat të palëkundur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë vend të shenjtë që e bëri të mundur të shenjtën tonë, lirinë tonë. Pa ndihmën e tyre, Kosova kurrë nuk do të ishte kjo që është sot. Republika e Kosovës, shtet i pavarur e sovran, demokratik është rezultat i drejtpërdrejtë edhe i mbështetjes, angazhimit dhe kontributit të SHBA-ve dhe mërgatës sonë të çmuar. Ndaj asnjëherë nuk është e mjaftueshme, që edhe në ngjarje si kjo ta përsërisim falënderimin e përjetshëm të popullit të Kosovës për Amerikën dhe për mërgatën tonë këtu. Pa ndërhyrjen vendimtare të NATO-s, të udhëhequr nga Amerika, Kosova nuk do të ishte e lirë sot. Pa mbështetjen e tyre, ndërtimin e institucioneve ne nuk do ta kishim demokracinë që e kemi sot. Pa zërin e Amerikës, jo vetëm në Washington, por edhe këtu në New York, në Kombet e Bashkuara, në NATO e kudo, nuk do të ishim të dëgjuar. Pa mërgatën shqiptare në Amerikë, djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do ta kishin mbështetjen e nevojshme në betejat për liri dhe pavarësi. Pa mërgatën shqiptare në Amerikë nuk do të hapeshin as dyert e Kongresit e as dyert e Shtëpisë së Bardhë. Dyer, të cilat pastaj u shndërruan në dritë udhërrëfyese në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Pa mërgatën shqiptare në Amerikë, e cila ndërtoi urën e besimit mes Kosovës dhe SHBA-ve, shumë gjëra edhe sot do të ishin të largëta, më të vështira e ndoshta edhe të pamundura. Prandaj, sot me ndarjen e këtyre dekoratave presidenciale ne dokumentojmë përjetësisht kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë të shkruar nga njerëz të zakonshëm, por me vepra të jashtëzakonshme. Ndër të dekoruarit ka aktivistë që u përballën me padrejtësinë dhe e kthyen heshtjen në ndërgjegjësim ndërkombëtar. Ka personalitete nga fusha e biznesit, të cilët pasurinë nuk e matën me çfarë grumbulluan për vete, por me sa dhuruan për kombin e tyre, për demokracinë dhe afirmimin e kauzës sonë për liri e pavarësi dhe për Republikë të Kosovës. Ka njerëz të besimit, që mbajtën të bashkuar shpirtin e komunitetit këtu. Ka gazetarë, që shkruan për Kosovën e nuk u ndalën e nuk ndalen as sot, dhe u siguruan që të ndërgjegjësohet edhe shtypi ndërkombëtar, atëherë kur askush nuk dëgjonte zërin tonë. Ka gra të jashtëzakonshme që u organizuan, protestuan, edukuan e krijuan dhe treguan për shpirtin e kombit tonë. Ka artistë, që me artin e kulturën e tyre e vendosën Kosovën në hartën kulturore të botës e hapën dyert e zemrat e tyre për çdo artist, që vinte këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka intelektual, që bën përpjekje stoike për ta ruajtur gjuhën shqipe, identitetin dhe kujtesën tonë kombëtare. E përveç jush, ka edhe shumë e shumë të tjerë, pjesëtarë të mërgatës sonë, të cilët i meritojnë këto dekorata presidenciale, e të cilët do t’i dekorojmë në një ceremoni të radhës. Pra, kjo ceremoni sot është vetëm fillimi, sepse ju jeni shumë dhe sepse ishit shumë, ne sot jemi të lirë. Ju të nderuar vëllezër e motra jeni frymëzues për brezat që do të
Ndarja e medaljeve presidenciale për mërgatën shqiptaro-amerikane, të cilët kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Presidentja Osmani takoi Kongresistin Ritchie Torres

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kongresistin Ritchie Torres, në New York. Presidentja Osmani ka shkruar: Gjithnjë kënaqësi të takohem me Kongresistin Ritchie Torres, kësaj radhe në New York. Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Osmani takoi të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea. Presidentja Osmani ka shkruar: Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
Presidenca e Republikës së Kosovës mbështeti “Marshin e Paqes” në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Dje, në përvjetorin e 30-të të gjenocidit në Srebrenicë, nën përkujdesjen e organizatës kulturore “Šarski Behar”, u mbajt në Prizren “Marshi i Paqes”, një aktivitet përkujtimor që nderon kujtimin e mbi 8 mijë burrave e djemve boshnjakë të vrarë në korrik të vitit 1995 nga forcat gjenocidale serbe. Ky marsh, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, trupit diplomatik dhe shoqërisë civile, u mbështet edhe nga Presidenca e Republikës së Kosovës në shenjë përkushtimi institucional për kujtesën historike, drejtësinë dhe parandalimin e krimeve të tilla në të ardhmen.
Diskutimi i plotë i Presidentes Osmani në Hudson Institute në Washington D.C. për rëndësinë e lidershipit amerikan për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor
Presidentja Osmani: Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Washington D.C., ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë në Atlantic Council. Postimi i plotë: Gjatë vizitës në Washington D.C., kishim një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës sonë me Shtetet e Bashkuara. Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike.
Presidentja Osmani takoi Senatorin Andy Kim: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Senatorin Andy Kim, në Washington D.C. Presidentja Osmani ka shkruar: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan! 🇽🇰🇺🇸 Në Washington D.C., kisha kënaqësinë ta takoj Senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin.
Presidentja: Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Presidentja Osmani ka shkruar: 30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid. 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë. Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi. Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë!