Dje, në përvjetorin e 30-të të gjenocidit në Srebrenicë, nën përkujdesjen e organizatës kulturore “Šarski Behar”, u mbajt në Prizren “Marshi i Paqes”, një aktivitet përkujtimor që nderon kujtimin e mbi 8 mijë burrave e djemve boshnjakë të vrarë në korrik të vitit 1995 nga forcat gjenocidale serbe.
Ky marsh, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, trupit diplomatik dhe shoqërisë civile, u mbështet edhe nga Presidenca e Republikës së Kosovës në shenjë përkushtimi institucional për kujtesën historike, drejtësinë dhe parandalimin e krimeve të tilla në të ardhmen.




