Me ftesë të Zëvendës Sekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau, Presidentja Osmani mori pjesë në panelin e organizuar nga Qeveria amerikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Zëvendës Sekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Qeveria amerikane. Presidentja Osmani ka shkruar: Kënaqësi që, si e ftuar nga Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidentja Osmani mori pjesë në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, ka marrë pjesë në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Presidentja Osmani ka shkruar: Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurtë në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së.

Presidentja Osmani takoi Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher. Presidentja Osmani ka shkruar: Gjatë qëndrimit në New York, takova Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë. Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën.

Presidentja Osmani u takua me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus. Presidentja Osmani ka shkruar: Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas. Presidentja Osmani ka shkruar: Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon. Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Presidentja Osmani ka shkruar: Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embaló për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona.

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Presidentja Osmani ka shkruar: Diskutim produktiv me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në New York, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit. E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike.

Presidentja: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në dy vjetorin e vrasjes. Presidentja Osmani ka shkruar: Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës. 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!

This site is registered on wpml.org as a development site.