Fjalimi i Presidentes Jahjaga në konferencën “Sfidat në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe bashkëpunimi në Evropën Juglindore”

Krimi nuk njeh kufij e as madhësi shtetesh. Secili vend i rajonit sot ballafaqohet me probleme serioze të trashëguara qoftë nga tranzicioni qoftë nga mangësitë profesionale e ligjore të cilat po e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin tonë për ta parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe tash së fundi edhe kërcënimin terrorist që po e rrezikon sigurinë kombëtare të vendeve tona. Gatishmëria e vendeve tona për të bashkëpunuar do të përcaktojë hapin me të cilin do t’i transformojmë shtetet tona në demokraci të mirëfillta edhe shpejtësinë me të cilën rajoni do të ecë drejt integrimeve evropiane si vulë që do të kurorëzojë suksesin tonë për të ndërtuar shoqëri të qëndrueshme. Këtë betejë nuk guxojmë ta humbim sepse po e humbëm ne do të humbim edhe një gjeneratë mundësish për ta jetësuar paqen dhe demokracinë në Evropën juglindore.

Presidentja Atifete Jahjaga i dekoroi Fadil Vokrrin e Mehmet Bogujevcin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim të përbashkët kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, ish-futbollistin e mirënjohur, z.Fadil Vokrri dhe sekretarin e Federatës së Boksit të Kosovës, ish-boksierin e mirënjohur, z.Mehmet Bogujevci, të cilët i dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, për angazhim dhe kontribut të dhënë në fushën e sportit.

Presidentja Atifete Jahjaga priti ministrin e mbrojtjes së Portugalisë, Jose Pedro Aguiar-Branco

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e mbrojtjes së Portugalisë, Jose Pedro Aguiar-Branco, i cili theksoi se vendi i tij po e vlerëson dhe analizon nevojën e vazhdimit të pranisë ushtarake portugeze në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s dhe mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e sigurisë.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 26 nëntor 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 26 nëntor 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bën homazhe në kompleksin memorial në Prekaz të Skenderajt.Dita: E mërkurë, 26 nëntor 2014Koha: 10:00Vendi: Kompleksi memorial, Prekaz*****Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë të Kosovës.Dita: E mërkurë, 26 nëntor 2014Koha: 11:00Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

Fjala e Presidentes Jahjaga me rastin e Ditës së Forcë së Sigurisë së Kosovës

Jam e nderuar që sot jam me ju, në përmbyllje edhe të një viti që kurorëzon përkushtimin tuaj për t’u profesionalizuar dhe për të kontribuuar në jetësimin e vizionit për shtetin e Kosovës, të sigurt e stabil dhe në paqe me të gjithë. Në jetësimin e vizionit që përmbush idealet e gjeneratave të tëra për një shtet demokratik dhe gjithëpërfshirës dhe për një forcë të sigurisë që luan të rol të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit të vendit. Ju po u qëndroni pranë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, duke e forcuar besimin e tyre në Ju, në mekanizmat e sigurisë dhe në forcën e profesionalizmin tuaj.

This site is registered on wpml.org as a development site.