Presidentja Jahjaga nderoi me mirënjohje një numër institucionesh dhe individësh

Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga ka ndarë mirënjohje për Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Qendrën për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës, Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Ekipin e filmit “Tri Dritare dhe Një Varje”, për artisten Eliza Hoxha, për kontributin që kanë dhënë në afirmimin e statusit të viktimave të dhunës seksualë gjatë luftës në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

This site is registered on wpml.org as a development site.