Presidenti Thaçi emëroi anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor

Prishtinë, 31 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamitin, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 30 gusht 2016 – Sulmi kundër institucionit më të lartë politik në vend, Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte një sulm terrorist dhe kjo formë e veprimit politik është e papranueshme dhe e patolerueshme.
Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin jo-rezident të Japonisë, Makoto Taketoshi

Prishtinë, 30 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Japonisë jo-rezident për Kosovën, Makoto Taketoshi.
Presidenti Thaçi priti drejtuesit e institutit Atomi

Prishtinë, 30 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim drejtuesit e institutit “Atomi”, Jusuf Thaçin, drejtor ekzekutiv, dhe Edona Zogun, përgjegjëse për komunikim.
Presidenti Thaçi: Zbardhja e fatit të të pagjeturve zbut vuajtjet e të gjithë qytetarëve të Kosovës

Prishtinë, 30 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, bashkërisht me përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve të Kosovës, ka bërë nderime dhe homazhe te përmendorja kushtuar personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
Presidenti Thaçi dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj familjes Shala

Prishtinë, 29 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.
Presidenti Thaçi: Të pagjeturit janë plagë që duhet të mbyllet sa më parë

Prishtinë, 29 gusht 2016 – Të pagjeturit mbesin një nga plagët më të rënda që ka lënë lufta në Kosovë, ndërsa zgjidhja e fatit të të pagjeturve një nga detyrat më urgjente dhe më të rëndësishme për të gjithë, është shprehur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të të Personave të Zhdukur, 30 gushtit.
Presidenti Thaçi fton që të respektohet e drejta e secilit për kthim

Prishtinë, 28 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë të papranueshme skenat që janë parë të dielën në fshatin Mushtisht dhe ka bërë thirrje që të respektohet e drejta e secilit që të kthehet në pronat e veta.
Presidenti Thaçi në Rancë: Kurrë se harrojmë sakrificën tuaj për shtetin që kemi sot

Rancë, 25 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe para varrezave të 11 anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Rancë i komunës së Shtimes, në përvjetorin e 18-të të vrasjes së tyre nga forcat serbe.
Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Jan Braathu

Prishtinë, 25 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, z. Jan Braathu.