Presidenti Thaçi: Fati i të gjithë të pagjeturve të zbardhet sa më parë

Prishtinë, 3 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të serbëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për problemin e të pagjeturve në përgjithësi dhe për mundësitë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Fuqia “e butë” e izolimit

Kosova, për pothuajse pesë vite, ka qenë në një dialog për liberalizimin e vizave me BE-në, dhe ka punuar drejt këtij qëllimi për shumë më shumë kohë se kaq. Fqinjët e saj në rajon veçse kanë harruar të gjithë se nëpër çfarë kanë kaluar pothuajse gjashtë vite më parë, tashmë të mësuar me këtë liri themelore. A është Kosova aq ndryshme nga fqinjët e saj? Zyrtarë të nivelit të lartë të Komisionit Evropian thanë para një viti e gjysmë që Kosova do të “ecë miljen e fundit” drejt statusit pa viza. Duhet ta pyesim veten se sa e gjatë është ajo milje e fundit?

This site is registered on wpml.org as a development site.