presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Drenasit

E enjte, 3 nëntor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit.

Në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, duke respektuar afatet ligjore dhe pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive kryesore politike, presidenti Thaçi ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, më 4 dhjetor 2016.
 
Në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi, presidenti Thaçi ka udhëzuar Komisionin Qendror Zgjedhor që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.