Fjalimi i Presidentit të Republikës së Kosovës në konferencën e përbashkët për Media në Forumin Evropian Alpbach

Përfaqësues të mediave,Zonja dhe zotërinj,Më lejoni sërish të falënderoj të gjithë organizatorët e Forumit Evropian Alpbach dhe në veçanti Presidentin e Forumit, z. Fischler.Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Presidentin Federal të Austrisë, mikun tim të dashur Alexander Van der Bellen, si dhe homologët e mi nga rajoni, presidentin Borut Pahor dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn është pranë nesh në ngjarje të shumta dhe mbështet shtetet tona në përpjekjet për t’iu afruar më shumë anëtarësimit në BE. Prandaj, e falënderoj shumë edhe atë.Së fundi, një mirënjohje e veçantë shkon për audiencën e madhe të këtij forumi dhe për të gjithë kontribuesit e tjerë të disa debateve shumë të dobishme.Dje dhe sot, ne të gjithë folëm për çështje të rëndësishme jo vetëm për BE-në, por edhe për pjesën tjetër të botës.Sigurisht, për ne që përfaqësojmë shtetet e Ballkanit Perëndimor këtu në këtë këtë forum, perspektivat për zgjerimin e BE-së ishin dhe mbeten prioritet.Së këndejmi, ne të gjithë shprehëm angazhimin dhe vullnetin tonë për të punuar fort për të jetësuar qëllimet tona – pra që gjashtëshen e mbetur të Ballkanit Perëndimor të sjellim më pranë anëtarësimit në BE.Ky rrugëtim për të gjithë ne, dhe në veçanti për Kosovën, ka qenë dhe mbetet një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë.Prandaj, unë dhe qytetarët Kosvës jemi të vendosur për të arritur këtë qëllim.Ne do të bëjmë pjesën tonë të punës, por, gjithashtu presim që dhe BE e shtetet e saj anëtare ta bëjnë pjesën e tyre.Gjithashtu, ne mbetemi të përfshirë në një proces shumë të vështirë të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Ne tani kemi hyrë në fazën përfundimtare të këtij procesi dhe kemi nevojë për mbështetje të plotë nga BE-ja, shtetet anëtare të saj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare që të arrihet një marrëveshje potenciale ligjërisht detyruese midis Kosovës dhe Serbisë.Pa këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia do të bllokojnë njëra-tjetrën në avancimin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE dhe rajoni do të vazhdojë të vuajë nga rreziku i jostabilitetit.Dëmet nga mosarritja e marrëveshjes do të jenë të larta, por përfitimet në rast të arritjes së saj janë shumë më të larta, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, për rajonin dhe BE-në, por edhe më gjerë.Prandaj, ne kemi vendosur të shqyrtojmë çdo mundësi për të gjetur zgjidhje kreative dhe për të arritur një marrëveshje të pranuar reciprokisht.Ne jemi krejtësisht të vetëdijshëm për nevojën që stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor të ruhen me çdo çmim.Kjo është arsyeja pse ne duam të sigurojmë shtetet fqinje, shtetet anëtare të BE-së apo shtete të tjera të botës se nuk duhet të kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë nënkupton një korrigjim të kufirit.Nëse kështu do të ndodhë, Kosova dhe Serbia nuk do të jenë as të parat e as të fundit që do bëjnë korrigjim të kufirit për hirë të paqes dhe t’i japin fund një konfliktit prej një shekulli.​Ju faleminderit!

Presidenti Thaçi takoi kancelarin austriak, Kurz, komisonerin Hahn dhe presidentin Vuçiq

Vjenë, 26 gusht – Presidenti i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi një takim të përbashkët me Kancelarin austriak, Sebastian Kurtz, Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Fjalimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së” në Forumin Evropian në Alpbach.

Të nderuar të pranishëm,Ju falënderoj për ftesën dhe për zgjedhjen e një teme të rëndësishme për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor për këtë seancë.Ne të gjithë ndajmë mendimin se sa më shumë që rajoni avancon drejt qëllimit të anëtarësimit në BE, aq më mirë është kjo për të gjithë ne, sepse, thjesht, kjo nënkupton më shumë stabilitet, paqe, bashkëpunim rajonal, më shumë investime të huaja dhe një jetë më të mirë.Prandaj, një politikë e zgjerimit, e zbatuar mirë, ka potencial për ta bërë vetë BE-në më të fortë dhe më të bashkuar.Nevoja për të tejkaluar konfliktet, mosmarrëveshjet, si dhe për të zgjidhur çështjet dypalëshe është në fokus të strategjisë së Komisionit Evropian.Integrimi në BE, si dhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe dhe mosmarrëveshjeve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, janë të lidhura ngushtë.Rreth njëzet vjet pas përfundimit të luftërave në Ballkanin Perëndimor, të gjitha shtetet tona po shënojnë përparim konkret drejt anëtarësimit në BE.Për sa u përket reformave teknike sektoriale, mund të flasim për shkallë të ndryshme të progresit.Por, shikuar në tërësi, ne jemi të gjithë në një nivel pak a shumë të ngjashëm të zhvillimit dhe përballemi me sfida pak a shumë të ngjashme në aspektin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe ekonomisë.Dëshira për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian është ende e madhe në rajonin tonë, dhe i bëj thirrje BE-së të shfrytëzojë këtë momentum për ta afruar rajonin edhe më shumë.Mjafton t’i shikoni dhe analizoni zhvillimet më te reja pozitive në rajonin tonë:- marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë;- përmbyllja e procesit të ratifikimit të demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi;- Arritjet e Shqipërisë në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me reformat në fushën e sundimit të së drejtës dhe premtimi (i kushtëzuar) për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë verën e ardhshme;- Dialogu i vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe hyrja në një fazë përfundimtare drejt një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin.E gjithë kjo ndodhi, sepse integrimi evropian është themeli dhe qëllimi përfundimtar i rajonit.Prandaj, mendoj se është e rëndësishme që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë hapa të harmonizuar drejt anëtarësimit në BE, dhe se BE-ja nuk lejon asnjë shtet të ngec për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe apo problemeve të brendshme.Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuara për të zbatuar reforma të thella politike dhe ekonomike dhe për të harmonizuar ligjet tona, duke përfshirë reformat ekonomike për të forcuar financat publike dhe stabilitetin makroekonomik, për të përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e brendshme dhe sigurinë për të parandaluar migrimin ilegal dhe për të ndarë barrën e refugjatëve.Megjithatë, duhet ta kemi të qartë, gjithashtu, se konteksti në të cilin rajoni ynë po punon drejt integrimit në BE, nuk është i lehtë.Krize ekonomike e BE-së, kriza e migrimit dhe referendumi për Brexit-in prekën dhe vazhdojnë të ndikojnë në përkushtimin ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.Përveç kësaj, ka faktorë të tjerë që janë të etur për të zgjeruar ndikimin e tyre negativ në Ballkanin Perëndimor.Zonja dhe zotërinj,Ne tashmë kemi nisur zyrtarisht fazën përfundimtare të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini.Unë dhe Presidenti Vuçiq jemi ftuar nga Federica Mogherini për të marrë pjesë në takimin e tretë të kësaj faze përfundimtare, më 7 shtator.Më lejoni të theksoj se Kosova është e vendosur të arrijë drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.Koha për ta bërë këtë është tani, dhe kemi një mundësi të vogël.Nuk është aspak e lehtë, është shumë e vështirë.Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet ta mbështesin këtë mundësi.Nuk është vetëm një çështje e ndërtimit të një konsensusi të brendshëm për këtë marrëveshje, por ne kemi nevojë për mbështetje nga të gjithë ata që duan ta shohin Ballkanin Perëndimor në BE.Jam i gatshëm ta bëj këtë dhe po punoj pareshtur për të arritur këtë qëllim.Prandaj, ne kemi vendosur të shqyrtojmë çdo mundësi të mundshme, duke përfshirë korrigjimin e kufirit, që të bëjmë përpjekje për të arritur drejt marrëveshjes.Shtetet e rajonit, shtetet anëtare të BE-së ose shtetet e tjera të botës nuk duhet të kundërshtojnë ose të kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë mund të nënkuptojë korrigjimin e kufijve.I siguroj të gjithë se një marrëveshje e mundshme midis Kosovës dhe Serbisë, nën këtë skenar, nuk do të jetë përgjatë vijave etnike.Kosova do të mbetet një shoqëri shumetnike dhe do të vazhdojë të ruajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve.I njëjti parim do të vlejë edhe për Serbinë.Sepse, paqja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjellë, do të ketë reflektime pozitive për mbarë rajonin dhe më gjerë.Mbase kjo marrëveshje e mundshme paqësore është kontribuuesja e vetme më e madhe për jetësimin e agjendës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Austri, merr pjesë në Forumin “Alpbach”

Prishtinë, 24 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Austri, ku do të merrë pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.
Presidenti Thaçi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, uron besimtarët për Kurban Bajramin

Prishtinë, 21 gusht 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Presidenti Thaçi emëroi gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 9 gusht 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 84 (4, 19) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 47, 25 janar 2009), nenit 7 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 46 / 15 janar 2009), në pajtim me propozimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 06-V-134, dt. 18 maj 2018 dhe Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 06-V-174, dt. 06 korrik 2018), ka emëruar gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Deklaratë e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje historike, ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Fjala e presidentit Thaçi në konferencën për media

Të nderuar media, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Më lejoni të iu falënderoj për praninë tuaj edhe sot në këtë konferencë. Ashtu siç e kam bërë të qartë, qëllimi i vetëm i këtij komunikimi të përbashkët, është rritja e transparencës dhe dërgimi i mesazheve të sakta tek qytetarët tanë, lidhur me çështjet dhe zhvillimet më të rëndësishme në vendin tonë, duke veçuar debatin publik dhe institucional për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim, me lejoni të theksoj se përkundër keqinterpretimeve, keqkuptimeve të qëllimshme apo të paqëllimshme, deklaratave racionale apo joracionale, skenarëve apo opinioneve të mundshme dhe të pamundshme, unë e konsideroj si të dobishëm shumë debatin publik dhe institucional lidhur me procesin më të rëndësishëm për Kosovën, respektivisht procesin e dialogut për normalizim, pajtim dhe njohje reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Them kështu, sepse vetëm duke debatuar hapur, duke analizuar me kujdes të gjitha opsionet e mundshme, duke shkuar edhe më larg dhe duke marrë guximin të diskutojmë hapur edhe për tema apo opsione, të cilat, mbase deri më sot janë konsideruar si tema ‘tabu’, ne bashkërisht ndoshta do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje në fund të këtij procesi, e cila patjetër që duhet të jetë në përputhje me interesin e plotë shtetëror tonin. Më lejoni të theksoj se Kosova i ka institucionet e veta shtetërore, të cilat duhet t’i përmbushin obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore, duke përfshirë mbarëvajtjen dhe procesin e dialogut. Parlamenti i Republikës së Kosovës është institucioni kryesor mbikëqyrës që e ka dhe do ta ketë fjalën e vet përfundimtare për ratifikim apo mos ratifikimin e një marrëveshjeje eventuale, e cila do të mund të rezultojë në fund të këtij procesi. Unë e kam theksuar disa herë, që procesi i dialogut me Serbinë dhe mundësitë e arritjes së një marrëveshje përfundimtare për normalizim, njohje reciproke dhe pajtim, janë shumë të vogla. Mirëpo, ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi apo të gjitha mundësitë edhe më të vogla, këtë hapësirë të vogël, dhe ndoshta në fund të arrijmë një marrëveshje historike, definitive në mënyrë paqësore nëpërmjet dialogut. Dua të theksoj, dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor: arritjen e marrëveshjes ndër-shtetërore për normalizim, njohje reciproke dhe pajtim, në mënyrë paqësore. Prandaj, të gjithë ata akterë që janë të përfshirë në këtë proces dhe debat publik, do t’i ftoja që kur të flasin për këtë proces ta theksojnë faktin se marrëveshje mund të ketë vetëm nëpërmjet dialogut. Marrëveshja do të mund të arrihet vetëm nëpërmjet mirëkuptimit reciprok dhe në mënyrë paqësore, por kurrsesi dhe në asnjë rrethanë, me kërcënime lufte. Të nderuar përfaqësues të mediave; Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës; Parlamenti i Kosovës e mbylli këtë sesion pranveror me një debat të gjatë rreth procesit të dialogut. Fatkeqësisht, gjithë ato fjalime, disa racionale, disa të zjarrta dhe në të shumtën e rasteve krejt jashtë kontekstit, nuk nxorën asgjë konkrete. Në fund, debati përfundoi pa asnjë platformë, rezolutë apo qoftë edhe pajtim verbal i përbashkët lidhur me ecurinë e këtij procesi. Dallimet ndërmjet partive politike parlamentare lidhur me këtë proces dhe mbi të gjitha paaftësia për të ndërtuar konsensusin e gjerë, janë për keqardhje. Por sido që të jetë, unë ende shpresoj tek mençuria dhe guximi i liderëve të partive politike parlamentare për t’u bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët, sepse nuk kemi kohë për të humbur. Ata që mendojnë se Kosovës nuk duhet t’i ngutet dhe nuk duhet ta merr seriozisht këtë proces, ata që mendojnë se koha punon në favorin tonë, do të thotë status-kuoja, janë krejtësisht të gabuar dhe nuk kanë idenë as më të vogël për zhvillimet dinamike që janë duke ndodhur në arenën ndërkombëtare. Disa ende harxhojnë energji duke diskutuar se a duhet të ndodhë faza përfundimtare e dialogut për normalizim e marrëdhënieve tani apo jo? Për çudi, ata me qëllim harrojnë faktin se dialogu për marrëveshje përfundimtare ka dy muaj që ka filluar dhe deri më tani janë zhvilluar dy takime të rëndësishme të kësaj faze përfundimtare. Takimi i radhës do të mbahet në shtator, dhe dinamika e takimeve tjera do të rritet. Kosova duhet të vazhdojë të mbetet e përfshirë në këtë dialog në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive. Secila palë, qoftë Kosova apo Serbia, që për çfarë do arsye e refuzon dialogun, ose pretendon të tërhiqet njëanshëm nga ky proces, do të ballafaqohet me pasoja serioze në aspektin e integrimeve euro-atlantike. Ky fakt, është i mjaftueshëm për të hedhur poshtë teoritë e gabuara se gjoja Kosova mund të pengojë Serbinë apo është e aftë të pengojë Serbinë për anëtarësim në BE, në rast se largohet nga dialogu. Në një rast të tillë të veprimeve të pamatura, BE-ja si ndërmjetësues dhe udhëheqës i këtij procesi, por edhe SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, do të identifikonin Kosovën si të paaftë dhe fajtore për ikjen nga dialogu dhe dështimin e arritjes së marrëveshjes eventuale përfundimtare për normalizim ndërshtetëror Kosovë-Serbi. Si pasojë, të gjithë e dimë se BE-ja nuk do të hezitonte fare, që për shkak të mungesës së gatishmërisë së Kosovës për dialog dhe marrëveshje, t’ia mundësoj Serbisë ecjen përpara drejt anëtarësimit në BE. Ndërsa Kosova, do të rrezikonte që për shkak të veprimeve të tilla, ta humbiste përkrahjen e BE-së dhe atë të partnerëve tjerë ndërkombëtarë, duke mbetur e izoluar dhe e pashpresë për realizimin e aspiratave tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Prandaj, të gjithë duhet ta kenë të qartë se Kosova vetëm me qasje konstruktive, participuese mund të fitojë mbështetje nga BE-ja dhe faktori ndërkombëtar. Në tri dekadat e fundit të gjithë ata që kanë bojkotuar apo kanë refuzuar dialog janë ndarë humbës. Kosova është përfshirë, ka participuar në dialog dhe ka fituar. Ndërsa, deklaratat e pamatura se Kosova ka potencial për ta penguar anëtarësimin e Serbisë në BE, janë tepër naive. Fatkeqësisht, individë nga udhëheqja politike kanë dëshmuar mjaft shpesh se kanë potencial të mjaftueshëm negativ për të penguar dhe izoluar vetë Kosovën në proceset