presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, uron besimtarët për Kurban Bajramin

Prishtinë, 21 gusht 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Presidenti Thaçi, me këtë rast ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë qytetarët kudo që jetojnë në Kosovë, në diasporë dhe anë e kënd botës.“Sot është një festë e mirëkuptimit, e solidaritetit, e dashurisë dhe e respektit të njerëzve, e vizitave të ndërsjella. Prandaj, uroj që edhe sot, edhe çdo herë të ketë sa më tepër harmoni mes njerëzve, në shoqërinë tonë, prej besimtarëve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka thënë se Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet tolerante dhe në harmoni të plotë në mes besimeve.Sipas tij, këtë e ka dëshmuar gjithmonë dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen.“Roli i Bashkësisë Islame ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka theksuar presidenti.Ai ka thënë se sot jemi të gjithë të bashkuar në shpirtin dhe frymën e mirëkuptimit, dhe të solidaritet. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.