U.d. Presidentja Osmani konvokon seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës

U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, z. Thomas Kolly.
U.d. Presidentja Osmani mbajti takim virtual me drejtorin e NDI për Evropën Qendrore dhe Lindore

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu mbajti sot takim virtual me drejtorin e NDI për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe Ambasadoren Nancy Soderberg
U.d. Presidentja Osmani mbajti takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu mbajti sot takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor në DASH, z. Matthew Palmer.
Fjalimi i u.d. presidentes Osmani në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit

Të dashur ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Të nderuar të pranishëm, Kryeministër në detyrë, z.Hoti Z. Ministër i Mbrojtjes, z.Quni I nderuar Komandant i Forcës, Gjeneral Rrahman Rama Të nderuar përfaqësues diplomatik në vendin tonë, Shumë të nderuar përfaqësues diplomatik e ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atashe ushatarak Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq e të pranishëm, Ndihem e nderuar sot që në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës të jam këtu bashkë me ju në përcjelljen e kontingjentit të parë paqeruajtës të Forcës sonë për në Shtetin e Kuvajtit. Mesazhi për të cilin kam ardhur këtu për ta dhënë në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në këtë ditë historike për shtetin tonë është shumë i thjeshtë: kam ardhur t`u them Zoti ju ruajt dhe faleminderit! Teksa jam këtu para jush, nuk mund ta lë pa e përmendur në këtë ditë historike se nga të gjitha privilegjet dhe nderin që kam pasur për të shërbyer në këtë kapacitet, asgjë nuk i afrohet nderit që të shërbej si Komandante Supreme e kësaj Force. Më 5 janar të këtij viti, Kuvendi i Kosovës votoi unanimisht dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Një ditë më pas, ndihem krenare që kam nënshkruar autorizimin për dërgimin e këtij kontingjenti në këtë mision të parë, krah për krah me miqtë tanë amerikanë. Ky mision gjashtë mujor i ushtarëve tanë po bëhet i mundshëm falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht me Ushtrinë Amerikane, ndaj paqeruajtësit tanë do të jenë krah tyre në këtë mision fisnik. Programi i partneritetit shtetëror me Ushtrinë Amerikane ka qëllim afatgjatë, dhe ka për qëllim krijimin dhe zgjerimin e partneritetit me FSK-në, në funksion të promovimit të sigurisë rajonale, por edhe më gjerë. Sot, një nga këta objektiva po nisë përmbushjen e tij. Këta djem që po përcjellim sot, e së shpejti edhe vajza ushtarake do të jenë nderi dhe krenaria jo vetëm e jona, por edhe e partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 22 – vjet më parë ishte vështirë e imagjinueshme se ushtarët tanë do të mund të ishin pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës në botë. Sot kjo gjë po bëhet realitet, sepse ne e bëmë lirinë dhe e ndërtuam paqen bashkë edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Tashmë erdhi koha që t`ua kthejmë një pjesë të kontributit të tyre, duke u bërë partner në ndërtimin dhe në ruajtjen e paqes. Nga një vend që dikur importuam trupa paqeruajtëse, sot po transformohemi gradualisht në një vend që po eksporton trupa paqeruajtëse. Ky kontingjent që po e dërgojmë në Shtetin e Kuvajtit është i vogël në numër, por i madh në përmbajtje dhe në mesazh. Këta djem po e shkruajnë historinë e re të Forcës sonë. Megjithëse e krijuar së voni, Forca ka trashëguar një pjesë të konsiderueshme të përmbajtjes e idealit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e më vonë edhe nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës. E sot, Forca jonë po merr rol në sigurinë dhe paqen globale. Me aleatët tanë ushtarak, na bashkojnë vlerat e lirisë dhe demokracisë. Jam e sigurt se ju do ta bëni të pamundurën që me profesionalizëm e dedikim t`i jepni shanse paqes, jo vetëm aty ku po shkoni sot, por kudo që u besohet kjo detyrë. Ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e Ushtrisë Amerikane. Prandaj, të nderuar përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këta djem janë edhe djemtë tuaj. Misioni juaj është edhe mision i yni! Është paqja dhe besimi në vlera të përbashkëta që na bëri bashkë dhe ato t’i bëjmë të mundshme! Siç e kemi dëshmuar edhe më parë, ne nuk dimë të zmbrapsemi. Ushtarët tanë do të jenë kudo dhe kurdo që rrezikohen interesat tona e vlerat në të cilat besojmë, por edhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve tanë të tjerë. Pra, që të jemi të qartë, kush do që kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë të tjerë ka kërcënuar edhe Republikën e Kosovës. Pra në Kosovën, Amerika e aleatët tjerë gjithnjë do të gjejnë aleatin e tyre më lojal! Të dashur ushtarakë, Ju po niseni drejt një sakrifice të re, e cila nuk do të jetë vetëm e juaja, por edhe e familjeve tuaja dhe e gjithë shtetit. Do të ndihemi krenar me kontributin tuaj dhe prej këtu ju shprehë gatishmërinë time për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve operacionale edhe me pajisjeve moderne, përmirësimin e përkujdesjes dhe rritjen e motivimit tuaj. Me këtë mision, juve po ju jepet mundësia që ta dëshmoni dinjitetin, profesionalizimin dhe aftësitë ndërvepruese, rrugë të cilën e keni nisur që nga viti 2018 kur keni filluar transformimin në ushtri moderne, por edhe shumë më herët në çdo hap që keni bërë. Ky proces parashihet të zgjasë tetë vjet, ndaj ky mision paqeruajtës do të jetë edhe në funksion të testimit të kapacitetit të ushtarëve tanë për të shërbyer në kuadër të forcave paqeruajtëse, e pse jo edhe për ta shkurtuar afatin kohor të transformimit të FSK-së dhe arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale. Nuk kam asnjë dyshim se përgatitja taktiko-fizike dhe operacionale e ushtarëve tanë do të jetë në nivelin më të lartë dhe konform standardeve të kërkuara. Ju, të dashur ushtarakë nuk do të jeni vetëm paqeruajtësit tanë të parë, por edhe ambasadorë të paqes! Do të jenë imazhi i shtetit tonë, do të jeni mburrja dhe krenaria jonë! Forca jonë kultivon dhe sublimon vlerat dhe standardet më të larta të doktrinës moderne perëndimore. Përveç misionit tonë kryesor për mbrojtjen territoriale dhe sovranitetin shtetëror të vendit e mbrojtjen e qytetarëve tanë, kjo Forcë pasqyron edhe diversitetin etnik, kulturor, fetar në të gjitha dimensionet e shoqërisë sonë si vlerë të patjetërsueshme. Forcat tona janë duke u ndërtuar sipas standardeve të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s që të jenë të ndërveprueshme dhe

U.d. Presidentja Osmani akordon urdhrin “Shotë Galica”, për 8 gra

U.d. Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka dekoruar me urdhrin “Shotë Galica”, tetë gra, të cilat me aktivitetin e tyre kanë dhënë kontribut në avokimin dhe avancimin e barazisë gjinore si dhe në kauzën e përpjekjet për drejtësi.
U.d. Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar edhe nga ambasadori norvegjez Jens Erik Grøndahl.
Fjalimi i u.d presidentes dr. Vjosa Osmani – Sadriu në Ekspozitën me 59 fotografi

Të nderuar të pranishëm, Sot jemi këtu pikërisht shkaku i asaj që ndodhi 23-vjet më parë, kur komandanti Adem Jashari, familja e tij dhe bashkëfshatarët ranë për lirinë tonë. Në Kompleksin memorial në Prekaz, të gjithë ata që e vizitojnë e kanë parë se ndodhen 59 varre, sepse kaq njerëz ranë për liri, përgjatë tri ditë luftimesh, të cilat me të drejtë sot e bartin epitetin e Epopesë së UÇK-së. Prandaj edhe ekspozita e sotme, quhet “Ekspozita 59” për të nderuar 59 të rënët në betejën e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz. Nëpërmjet syrit të shtatë fotografëve, para jush sot sjellim retrospektivën e zhvillimeve nga lufta e deri në pavarësinë e vendit, në shkurtin e vitit 2008. Mjeshtëria e autorëve ka vërë në spikamë detaje të një periudhe të mundimshme, të kalvarit tonë për liri dhe pavarësi të vendit. Secila fotografi është rrëfim në vete, secila ka një mesazh. Rruga të cilën e kemi kaluar u simbolizua me qëndresën e komandantit Adem Jashari me familje për t`u finalizuar në shkurtin e vitit 2008, kur kurorëzuam mundin dhe gjakun e atyre që luftuan e ranë, duke e bërë Kosovën shtet! Kjo rrugë nuk ishte as e lehtë e as e shkurtër. Përjetuam fillimisht dëbimin nga shtëpitë tona, vrasjet, dhunimet, spastrimin etnik nga atdheu ynë, teksa ende jetojmë me pengun e mbi 1600 të të zhdukurve me dhunë, akoma të pagjetur, për të cilët nuk duhet të ndalemi derisa të zbardhet fati i secilit. Të nderuar pjesëmarrës Duhet të jemi krenar edhe për miqtë tanë, të cilët na ndihmuan në ato ditë të vështira për ta përmbushur ëndrrën për lirinë. Një falënderim për gra e burra të forcave paqeruajtëse të NATO-së dhe shteteve përkatëse, pa të cilët kjo ditë nuk do të ishte e mundur! Nuk ka asgjë më të çmueshme se kujtesa historike. 59 pamjet e sotme janë tablo reale të një periudhe të jetuar dhe dëshmi autentike e rrugëtimit tonë për liri. Ato janë historia jonë më e re, të cilën assesi nuk duhet ta harrojmë, por gjithnjë duke shikuar nga e ardhmja, me shpresën dhe besimin se e nesërmja gjithnjë do të jetë më e mirë se e djeshmja! Gjersa lëvizim përpara këtyre fotografive, me çdo lëvizje tonën kthehemi një hap prapa në historinë e ditëve tona. Gjersa ne lëvizim para, nuk mund të mos e kthejmë shikimin pas kah ata që bën sakrificën më sublime që ne mos të ndalim hapin e sigurt drejt së ardhmes tonë më të mirë. E kur shohim këto fotografi, duhet të shohim drejt në sytë e përlotur të më të vegjëlve. Lotët e tyre le të na shërbejnë si pasqyrë në të cilën shihemi secilën herë që marrim vendime për vendin tonë, e dhimbjen në sytë e tyre ta shndërrojmë në motiv për të punuar mirë e me nderë për të ardhmen tonë. Në ditë si këto, por edhe sa të kemi frymë, të sigurohemi që fëmijëve tanë e brezave që do i lëmë pas t’u flasim fëmijët e Jasharajve dhe për të gjithë fëmijët që ranë në altarin e lirisë, për nurin e këtyre luleve që u këputen ende pa u çelur mirë, për sakrificën e tyre që sot fushat e Kosovës të mbushen me lule të reja që çelin e shpërndajnë aromat më të këndshme në liri. Asgjë nuk flet më mirë se fotografia. Në këtë përvjetor të Epopesë së UÇK-së, jemi përpjekur të sjellim një pjesë të zhvillimeve të kësaj periudhe nga autorë. Pamjet dhe ngjarjet si këto, urojmë që t`i takojnë të kaluarës historike! Por të mësojmë nga to, e kurrë mos t’i harrojmë, gjithnjë duke ngritur zërin tonë për drejtësi, si parakusht për paqe të qëndrueshme. Sot duam ta ndërtojmë paqen, së bashku me shtetin tonë, duke e ruajtur atë, duke mos lejuar cenimin e tij, duke e fuqizuar atë dhe duke e bërë shtëpi të përbashkët për të gjithë qytetarët e tij! Ju faleminderit.