presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.d. Presidentja Osmani mbajti takim virtual me drejtorin e NDI për Evropën Qendrore dhe Lindore

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu mbajti sot takim virtual me drejtorin e NDI për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe Ambasadoren Nancy Soderberg

Në takim palët diskutuan për suksesin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, me ç`rast përfaqësuesit e NDI ia përcollën u.d. Presidentes urimet e ish-Sekretares Madeleine Albright për rezultatin historik në këto zgjedhje.

U vlerësua lartë roli i grave në këtë proces, si dhe u fol për rëndësinë e themelimit të institucioneve të cilat do të reflektojnë vullnetin e qytetarëve.

Palët folën për rolin e rëndësishëm që ka pas NDI ndër vite, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për procese kyçe në vend. Duke folur për prioritetet e qeverisjes së ardhshme, u.d. Presidentja Osmani theksoi që fokusi do të jetë në drejtësi dhe luftim të korrupsionit, si dhe në krijimin e vendeve të punës dhe perspektives për të rinjtë e vendit tonë. Të dyja palët u dakorduan që në këtë rrugëtim duhet të punohet në vazhdimësi për të garantuar procese transparente, dhe një qasje konsultative dhe gjithëpërfshirëse.

Përfaqësuesit e NDI konfirmuan që do t’i qëndrojnë pranë Kosovës ashtu si deri me tash dhe që qëllimi është që angazhimi tutje të jetë në koordinim të plotë me prioritetet qeverisëse duke kontribuar në realizimin e këtyre qëllimeve përmes promovimit të standardeve më të larta të qeverisjes dhe integritetit institucional. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.