Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letër urimi nga Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës. Në mesazhin e tij, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Tack, Ers Majestät! 🇽🇰🇸🇪
Lartmadhëria e Tij, Mbreti i Holandës, uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Republikës së Kosovës, Mbreti i Holandës, Lartmadhëria e Tij Willem-Alexander, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes të cilit ka shprehur përgëzimet e tij me rastin e kësaj dite të shënuar për shtetin dhe qytetarët e vendit. Hartelijk dank! 🇽🇰 🇳🇱
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Milanovic ka theksuar besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve miqësore do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve. Tutje, në urimin e tij, Presidenti i Kroacisë ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Ai ka theksuar se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe format e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Hvala Vam, gospodine predsjedniče! 🇭🇷
Lartmadhëria e Tij, Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta dhe Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, urojnë Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartësia e Tij Mbretërore, Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhet e tyre, Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, si dhe Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani, institucionet dhe popullin mik të Kosovës, duke dëshiruar shëndet, lumturi, progres dhe prosperitet të mëtejshëm për vendin. Tutje, ata kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngrohta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, duke shprehur përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në të ardhmen.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uron Presidenten Osmani në 18 vjetorin e Pavrësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidenti Begaj ka përcjellë urimet e tij Presidentes Vjosa Osmani dhe qytetarëve të Kosovës, me rastin e 18 vjetorit të Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij, ai ka thënë se Kosova është një realitet i pakundërshtueshëm dhe një partner i besueshëm, duke e cilësuar Kosovën si shembull inkurajues se si shqiptarët janë kontribuues aktivë për konsolidimin e paqes dhe begatisë së rajonit tonë e më gjerë. Si dy shtete të një kombi, Presidenti Begaj ka shprehur mbështetjen në çdo hap të Kosovës dhe ka uruar begatinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Faleminderit, Zoti President! 🇽🇰🇦🇱
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, uron Presidenten Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan ka riafirmuar mbështetja e vazhdueshme e Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Presidenti Erdoğan po ashtu thekson angazhimin e vendit të tij për paqe dhe stabilitet në rajon. Teşekkür ederim, Sayın Cumhurbaşkanı! 🇽🇰🇹🇷
Presidentja Osmani: 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidentja Osmani ka shkruar: 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një atmosferë festive. Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President!
Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në parakalimin e Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Shumë të dashur qytetarë të Republikës sonë, urime Dita e Pavarësisë, urime 18 vjet shtet! I nderuar President Begaj, E nderuar Kryetare Haxhiu, I nderuar Kryeministër Kurti, Shumë i dashur Baca Rifat e gjithë familje Jashari, E nderuar familje Rugova, Të nderuar oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së, Të nderuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Të nderuara familje të dëshmorëve të UÇK-së, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, Ambasadorë nga shtetet mike, Të nderuar krerë të institucioneve tona, Në këtë 17 shkurt, jemi mbledhur këtu, sepse historia na ka ftuar pikërisht në këtë vend. Këtu, në këtë vend qëndron monumenti NEWBORN, shenja identifikuese e shtetit tonë, i cili dha kumtin e shumëpritur se Kosova ishte bërë shtet. Në këtë përvjetor domëthënës jemi në rrugën “Luan Haradinaj”, e cila mban emrin e një luftëtari të shquar, një heroi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një emër që na kujton se ky shtet u ndërtua nga guximi i atyre që zgjodhën të mos heshtin përballë padrejtësisë. Gjaku i tyre qëndron në themelet e shtetit tonë të pavarur e sovran. Pak metra nga këtu qëndron monumenti “Heroinat”, një kujtesë e fuqishme por edhe e dhimbshme për afër 20 mijë gra të dhunuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë, gjatë luftës së vitit ‘98-’99. Ai monument na kujton se plagët që lufta la pas, dhimbjet që nuk shihen gjithmonë, por që jetojnë gjatë në ndërgjegjen tonë kolektive nuk do të harrohen kurrë. Na kujton se liria ka çmim të lartë dhe se drejtësia për mijëra të vrarë përfshirë edhe fëmijë mbetet një obligim i përhershëm i yni. Prandaj sot, në këtë hapësirë ku lindja e shtetit, sakrifica e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe plagët e luftës qëndrojnë bashkë në një vend, kujtojmë përpjekjen e brezave që u vulos pikërisht në shkurtin e vitit 2008. Para 18 vitesh, Kosova u shpall shtet, por shumë përpara asaj dite Kosova kishte fituar lirinë. Sot, para jush qëndron një Republikë 18-vjeçare, e lindur nga sakrifica, e ushqyer nga qëndresa dhe e forcuar nga shpirti i popullit të saj nga secili prej jush. Kosova është shtet i lirë, i papërkulur, i vendosur për ta mbrojtur lirinë e vet në çdo pëllëmbë të saj. Kosova është Republikë e pavarur dhe sovrane, e guximshme, e fortë, krenare dhe me miq të shumtë. Kosova është atdheu ynë i përhershëm, shtëpia jonë, shpirti ynë, e ardhmja jonë e përbashkët! Ne sot përulemi me respekt para të gjithë atyre që kontribuuan për këtë ditë. Para atyre që nuk u dorëzuan. Para atyre që qëndruan edhe kur rruga dukej e gjatë, por e errët. Ne nderojmë vizionin historik të arkitektit të pavarësisë, Atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit historik, Ibrahim Rugova, i cili në kohë represioni e mbajti gjallë shpresën, dinjitetin dhe identitetin e popullit tonë, duke e bërë paqen një akt guximi dhe urtësie politike. Nderojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari, simbol i përjetshëm i flijimit për liri. Nderojmë çdo djalë, çdo të ri, çdo grua, çdo burrë, që luftoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bijtë dhe bijat më të mirë të këtij vendi. Nderojmë sakrificën e veteranëve dhe invalidëve të luftës, të cilët kur historia kërkoi guxim, u përgjigjën me vepër, duke e kthyer aspiratën shekullore në realitet të pakthyeshëm. Ndaj le të përsërisim qartë, sot dhe përherë: askush nuk mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ishte një luftë e drejtë, një luftë çlirimtare, një luftë mbrojtjeje e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm të UÇK-së e pa këtë sakrificë, pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realiteti që e festojmë sot. Duke e mbrojtur të vërtetën dhe luftën tonë çlirimtare, ne e mbrojmë vetë shtetin tonë, pavarësinë tonë dhe lirinë që e gëzojmë sot. Këto vlera sublime, për të cilat populli ynë dha gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, nuk do të lejojmë që t’i njollosë askush. Sepse, një histori e shkruar me gjak nuk mund të fshihet e as nuk mund të shtrembërohet nga askush. Të dashur qytetarë, Pas pak në Sheshin “Skënderbeu”, qytetarët tanë do të fillojnë marshin për drejtësi. Si Presidente e Republikës së Kosovës i jap mbështetje të fuqishme këtij marshi, sepse qytetarët tanë nuk kërkojnë asgjë tjetër pos drejtësisë. Sepse, qytetarët tanë e dinë mirë, se mbrojtja e luftës sonë çlirimtare është mbrojtje e vetë shtetit të Kosovës. Sepse, qytetarët tanë e dinë mirë, se UÇK-ja është betimi i përgjakur i popullit tonë nga i cili nuk do të heqim dorë asnjëherë. Të nderuar të pranishëm, Në këtë ditë të madhe, shprehim mirënjohje të thellë dhe të përhershme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shtetet evropiane dhe gjithë aleatët anekënd botës, që qëndruan në anën e drejtë të historisë. Ata na ndihmuan ta fitojmë lirinë, ata na ndihmuan ta ndërtojmë shtetin e edhe sot ata qëndrojnë me ne, si partnerë të besueshëm të paqes dhe sigurisë. Sot, Kosova po ndërton kapacitetet e saj të mbrojtjes me përgjegjësi dhe vizion. Sot, trashëgimtarët e UÇK-së, Forca jonë e Sigurisë dhe Policia e Kosovës po na bëjnë çdo ditë krenarë. Ata e dëshmojnë se Kosova është gati për NATO. Vajzat dhe djemtë tanë me uniformë, janë dëshmi se ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë atdheut me nder, me përkushtim dhe të kontribuojnë edhe për paqen globale. Sot, Kosova është më e fortë se kurrë. Sot, Kosova është më e përgatitur se kurrë më parë. Sot, Kosova është më e vendosur se çdoherë për të ecur përpara, pavarësisht sfidave. Ne jemi shtet i përkushtuar për të mësuar dhe për të ecur përpara. Republika jonë 18-vjeçare nuk ka asnjëherë frikë nga përgjegjësia. Është një shtet që e di se liria kërkon punë, mirëqenie, vizion dhe mbrojtje të së vërtetës me çdo kusht. Prandaj, të gjithë bashkë duhet ta bëjmë Kosovën më të drejtë për fëmijët tanë e më të fortë për brezat që vijnë. Në këtë 18-vjetor le të ecim përpara me unitet, të bashkuar dhe me
Parakalimi i Forcave Ushtarake dhe Policisë së Kosovës

Fjalimi i sotëm i Presidentes Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë

I nderuar President Begaj, E nderuar Kryetare e Kuvendit znj. Haxhiu, I nderuar Kryeministër Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, Shumë i dashur Baca Rifat, Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, Të nderuar përfaqësues diplomatikë të shteteve mike, Ish-presidentë e ish-kryeministra, E nderuar familje Rugova, familje Jashari, familje të dëshmorëve, Përfaqësues të institucioneve të sigurisë, Prijës fetarë të vendit tonë, Shumë të nderuar mysafirë nga Garda e IOWA, nga Anglia dhe nga shtete të ndryshme, Shumë të dashur qytetarë të Republikës sonë, 18 vjet më parë, Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet e nga rezistenca në shtetësi, duke dëshmuar kështu se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. 18 vjet më parë, Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur dhe sovran, duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë e të dhimbshëm, por edhe duke hapur një kapitull të ri të historisë sonë kombëtare. Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, me gjak, me sakrificë dhe me durim shekullor. Ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u burgosën, u dëbuan, u luftuan, por asnjëherë nuk u nënshtruan. Sot, me respektin më të thellë përulemi para kujtimit të të gjithë atyre burrave e grave që ranë për këtë ditë, në mënyrë që Kosova të jetë Republikë. Në themelet e shtetit tonë qëndron vizioni i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Republikës sonë. Me mençuri, durim, vizion dhe një besim të palëkundur në lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë, ai udhëhoqi Kosovën në kohët më të rënda, duke i dhënë kauzës sonë legjitimitet e mbështetje ndërkombëtare si dhe shpresë të brendshme. Historia jonë më tej është brumosur në periudhën e luftës për liri. Ajo mban emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes së tij heroike dhe të gjithë burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Ajo është zemra e rezistencës sonë kombëtare dhe përgjigjja e një populli të shtypur ndaj një regjimi gjenocidal. Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, gjithnjë e pastër dhe gjithnjë e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur atë, për ta relativizuar apo për ta barazuar viktimën me agresorin, është jo vetëm e padrejtë, por edhe historikisht e pavërtetë dhe tërësisht e papranueshme. Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot gjinden në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë të tjerë dhe me mbështetjen e palëkundur të popullit të Kosovës, u ngritën për liri, për dinjitet dhe për të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Prandaj, çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidal të Serbisë jo vetëm që e minon drejtësinë, por dëmton rëndë edhe themelet e paqes afatgjatë në rajonin tonë. Lufta e UÇK-së ishte shtylla jonë më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Kjo e vërtetë historike është themel i shtetit tonë dhe nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për rishkrim apo deformim të historisë. Sot, më shumë se kurrë, e kemi për detyrë të qëndrojmë së bashku. Asnjë dallim i yni i së kaluarës apo i së tashmes nuk guxon të jetë pengesë në unitetin tonë në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare, sepse kështu ne e mbrojmë pastërtinë e lirisë, pavarësisë dhe vetë ekzistencën e shtetit tonë. Sepse, mbi çdo dallim ekziston përgjegjësia jonë e përbashkët për ta mbrojtur këtë shtet, i cili është rezultat i një sakrifice shekullore. Duke e mbrojtur të vërtetën, ne mbrojmë vetë shtetësinë tonë dhe këtë do ta bëjmë për sa të jetë jeta, sepse lufta jonë çlirimtare ishte betimi i përgjakur i një populli, që deshi të jetojë i lirë në tokën e vet. Secili prej tyre i dha vulën në trup, në shpirt dhe në kujtesë shtetit të cilin e gëzojmë sot. Prandaj sot, detyra jonë është që kjo liri të jetë e denjë për sakrificën e secilit dëshmor dhe secilit martir, që dha jetën për liri. Kosova u bë shtet për ta mbrojtur të vërtetën dhe për të mos lejuar kurrë që historia të rishkruhet në dëm të atyre që sakrifikuan gjithçka. E populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka deri edhe fëmijët në djep, në mënyrë që ne sot ta gëzojmë lirinë. Prandaj, nuk do të pranojmë asnjëherë në Kosovë e kudo në botë, ndonjë narrativë që barazon agresorin me viktimën, pushtuesin me të pushtuarin e krimin me rezistencën për liri. Të nderuar deputetë, Rruga e Kosovës drejt lirisë ka qenë një rrugëtim i gjatë, i mundimshëm dhe i mbushur me sfida, por edhe me aleanca të fuqishme e me miqësi të sinqerta. Në këtë përvjetor, me mirënjohje të thellë dua t’i falënderoj të gjithë aleatët tanë, aleatë të cilët i ndërtuam me mençurinë dhe vizionin e Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova dhe burra e gra që qëndruan pranë tij në ndërtimin e këtyre aleancave, të cilat do t’i mbrojmë me çdo kusht. Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë strategjik! Falënderojmë çdo shtet evropian e gjetiu, gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, që qëndruan përkrah Kosovës kur liria dukej e largët dhe e pamundur. Pa përkrahjen e tyre politike, diplomatike dhe ushtarake ëndrra jonë për liri do të ishte akoma e largët. Sot, pas 18 vitesh shtetësi, kemi arritur shumë, por kemi akoma shumë rrugë për të bërë përpara. Përgjegjësia jonë e përbashkët është që, idealin për të cilin u flijuan dëshmorët ta vazhdojmë ta shndërrojmë në një shtet të fortë, me sovranitet në çdo pëllëmbë të tij, në drejtësi funksionale e të paanshme, në zhvillim ekonomik për çdo qytetar të vendit tonë, në integrim në familjen euroatlantike, aty ku e kemi vendin dhe mbi të gjitha në shpresë, shpresë për të rinjtë tanë. 18 vjet shtet janë edhe më shumë përgjegjësi. Le ta ruajmë Kosovën si amanet. Le ta ndërtojmë të ardhmen me guxim. Le ta mbajmë gjithnjë të gjallë dashurinë për atdheun tonë. Le ta ruajmë lirinë si vlerën më të shtrenjtë dhe ta ndërtojmë shtetin si shtëpi të përbashkët për të gjithë brezat që do të vijnë pas nesh. Lavdi